Nga Arditi, Eltoni apo Marsela, kënga “Jon”, cili variant ju pëlqen? (VIDEO)


Kënga “Jon” e kënduar nga Ardit Gjebrea, fitoi çmimin e parë në Festivalin e 30-të këngës së RTSH-së, në vitin 1990.

Tekstin e ka shkruajtur Zhuliana Jorganxhi dhe Xhankarlo Milone, ndërsa muzikën e ka bërë Ardit Gjebrea. Kënga për vite të tëra dëgjohet me endje nga publiku, ndërsa e kemi dëgjuar të kënduar edhe nga këngëtarë të tjerë.

Teksti:

Më erdhe në një ditë të dëshpëruar
Mes dhimbjesh… Jon!
Kur anijet si fantazma
Në det me aventura
Klithnin: Liberta!

Dhe sytë te ty kish gjithë Shqipëria,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u bë mal me njerëz,
Dhe  toka det me lot.

Dhe ty për herë të parë të puthte drita
Ti linde… Jon!
Nuk e dije ç’ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi,
Që flakë, godet e rrudhë një tokë.

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj
Si ata ti qesh e luan,
Kjo është vetëm nisja juaj,
Por do të rritesh do të kuptosh,
Se fatet s’janë njësoj!

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma dëgjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jesh skllavëria

Jon, ky emër marrë nga deti,
Jon, me këngë vale tund djepin,
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën,
Ta kesh për jete me vete…

Jon, po të lundrosh me këtë emër,
Jon, e të takohesh me vëllezër,
Jon, do të mjaftojnë veç dy duar,
Të thuash se je, ti je je Jon!

ObserverKult

_______________________

Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA & INVA MULA: TË DUA, TË DUA… (TEKSTI DHE KËNGA)

Teksti i këngës “Të dua” i shkruar nga Andi Bejtja dhe e kënduar nga Ardit Gjebrea dhe Inva Mula

Sa herë dora ime prek trupin tënd të zhveshur
dhe shtrati i djersitur ngjan me një re,
me duart që të dridhen me sytë e një fëmije
papritur me pyet, “a ka të tjerë si ne”?

Pastaj ora ndalet dhe toka s’rrotullohet
hëna plasaritet, nuk fryn më as erë
me muskuj të tendosur në pritje të një britme
sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”?!

Të dua, të dua, të dua – unë kaq di
të tjerat nuk i gjejmë nuk i gjejmë dot as unë, as ti

Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim
neve botën nuk e njohim, parajsën ne e dimë
akrepat po lëvizin, toka rrotullohet
hëna e plotë – asgjë nuk pipëtin…

Të dua, të dua, të dua dhe ti e di
sa herë s’ta kam thënë, ta kam fshehur, por je vetëm ti

Tekstin e plotë dhe videon mund ta shihni KËTU:

ObserverKult