Nga djali i Sherif Merdanit te mbesa e Mentor Xhemalit, detaje nga koncerti që kujton emrat e mëdhenj të muzikës

“Albanian Pop Rock In Memoriam” është koncerti që do të mbahet më datën 10 maj në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë. Pjesëmarrës do të jenë 16 këngëtarë të njohur.

Producentja e këtij eventi, gazetarja Kozeta Kurti ka ndarë detaje e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se ky koncert do të jetë një kujtesë për disa nga artistët më të mirë shqiptarë që nuk jetojnë më. Madje, emrat e përzgjedhur kanë një lidhje të veçantë me artistët e mëdhenj.

“Në përgjithësi unë jam përpjekur që në kastin e këngëtarëve të këtij viti të jetë mundësia që të jetë një frymë emocionale.

Për shembull, për Sherif Merdanin këndon i biri, Geri, për Gent Demaliajn këndon Edea, e bija. Për Mentor Xhemalin duet me Gerald Murrjan një tenor i ri në TOB këndon Shamsa Gega e cila është mbesa e Mentor Xhemalit.

Aleksandër Gjoka këndon për Rudolf Stambollën sepse kënga që unë i kam zgjedhur Sandrit është një nga këngët e tij të rinisë së hershme, që e këndonte në vitet e ushtrisë.

Ka një modesti shumë të jashtëzakonshme te artistët. Është edhe ky elementi modest brenda që unë e kam shumë qejf.

Redon Makashi këndon për Françesk Radin se Redi ka kapur për herë të parë në moshën 6-vjeçare kitaren e Françeskut, ka lozur me të”, u shpreh Kozeta./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËS “E DEHUN JAM” TË NEXHMIJES, FREDERIK NDOCI I JEP NGJYRIME HUMORISTIKE. DËGJOJENI! (VIDEO)

Kënga “E dehun jam”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha ka patur shumë variante këndimi nga këngëtarë të ndryshëm përgjatë kohës.
Ju ftojmë të ndiqni variantin e Frederik Ndocit, të të njëjtës këngë. Me ca ngjyrime humoristike gjatë të kënduarit e sidomos në video-klip.

Teksti:

Hmmm dashuri…
dashuri për jetën, për njerëzit, për vehten
a jam nandërr apo
thjesht i dehur?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult