Nga Hamletët e Shekspirit, tek Buendiat e Markezit. 10 familjet më “të çmendura” të letërsisë

familjet

Fijet e ngatërruara të familjeve që përbëjnë subjektin e romaneve të mëdha.

Compson-ët në “Tingulli dhe tërbimi” të William Faulkner. 

Faulkner e vendos në një bashki imagjinare të Yoknapatawpha-s. Ata janë paradigma e familjes dekadente dhe konfliktuale. Ka abuzime, vetëvrasje, dyshime, inceste, të rrethuar nga skllavëria dhe konfliktet etnike. Fantazmat e së kaluarës, atësi të ngatërruara, ndërgjegje të humbura që vijnë nën stilin e ethshëm dhe melankolik të Faulkner-it.

Buendia-t në “100 vjet vetmi” të Gabriel García Márquez-it. 

Markezi shpiku Makondon si qendër të krijimeve të tij. Saga e Buendiave, themeluesve të vendit përfshin vrasje, incest, atësi të ngatërruara, martesë mes një burri dhe një vajze 9 vjeçare, rivalitet mes vëllezërve dhe motrave dhe një grua me një bukuri vdekjeprurëse. Në këtë sagë Markezi vendosi të gjitha kundërshtitë e historisë latinoamerikane dhe dramat e paraardhësve në konfigurimin e dinastive.

Glass-ët në tregimet e J. D. Salinger-it. 

Salingeri shfaqi familjen Vidrio në tre nga 4 librat: 9 tregime, Franny dhe Zooey dhe Levanten, zdrukthëtarët, trarët e çatisë. Glass-ët janë 7 vëllezër, fëmijë të artistëve të vodevilit (komedi). Të 7 janë të talentuar dhe të ndjeshëm. Salingeri tregon përmes tyre historinë e Nju Jorkut të pasluftës, një qytet i transformuar nga një ekonomi në rritje, tek e cila ata nuk e gjenë veten.

Vidal Olmos-ët në “Mbi heronj dhe varre” të Ernesto Sabatos. 

Sabato që gjatë periudhës së tij u krahasua me Borgesin dhe ka marrë pjesë në diskutime intelektuale të epokës së tij, sot duket në rënie në tregun e letërsisë prestigjoze. Ndoshta është një moment i mirë për të rilexuar këtë vepër. Është një histori dashurie, një roman historik mbi vdekjen e Juan Lavalle, një zbritje në ferrin e nëndheshëm të Buenos Airesit dhe historia e një sage familjare, ajo e Vidal Olmosve. Nëndarja dekadente e trashëgimisë së kësaj familjeje përgjatë historisë përfundon me një incest.

Reilly-it në “Komploti i budallenjve” të John Kennedy Toole. 

Në një familje mund të ketë dy persona, p.sh. nënë e bir. Ignatius Reilly është një lloj Don Kishoti modern që jeton në Nju Orleans, është obez dhe qesharak, jeton më të ëmën, alkoliste që kërkon ta shtrojë në një klinikë. Kennedy Toole u vetëvra në moshën 31 vjeçare dhe dy romanet e fundit u publikuan pasvdekjes.

Familja Hamlet e Shekspirit. 

Hamlet është historia e një familjeje mbretërore që përmes gabimeve të protagonistit, një djalosh i ri dhe shumë i ndjeshëm dhe pak funksional, përfundon duke u vetëshkatërruar në një sagë vetëvrasjesh, vrasje me thikë gabimisht dhe helmime.

Mulvaney-it e Joyce Carol Oates. 

“Çfarë ndodhi me Mulvaney-i” është një roman i Oates i publikuar në 1996. Rrëfen historinë e një familjeje që jeton në një provincë të shtetit të Nju Jorkut, por një ditë vajza 15 vjeçare përdhunohet dhe kjo shkakton tragjedinë: i ati fillon të pijë, vajza dërgohet të jetojë larg, biznesi është në krizë, martesa prishet dhe 3 djemtë e shtëpisë largohen. Dekadenca familjare është gjithmonë një motiv i shkëlqyer për letërsinë.

Budenbrokët e Tomas Manit. 

Ky roman i rinisë së shkrimtarit gjerman, i publikuar në 1901 rrëfen dekadencën e një familjeje borgjeze në mes të shek XIX. Përfshin vitet 1835-1877 me dështime financiare, çmenduri dhe vdekje. Është një roman në gjysëm të rrugës së romaneve të mëdha sociale të shek XIX si “Lufta dhe Paqja” ose “Iluzionet e Humbura” të Balzakut dhe me monumente narrative të ndjeshmërisë së shek XX si “Uliksi” dhe në “Kërkim të kohës së humbur”.

Guthrie-t në “Bibla sipas Shën Markut” i Borgesit. 

Në një dhomë në mes të fushës, një student argjentinas jeton me Gutrët, kreolë analfabetë, tek të cilët rrjedh gjaku skocez. Të ethshëm pas instiktit paraardhës e prezantojnë studentin me një version tepër të dashur të historisë së Krishtit. Si të gjitha tregimet e Borgesit është një dramë qe vepron në disa nivele dhe një reflektim mbi disa gjëra njëkohësisht. Një marrëdhënie mes fjalëve dhe gjërave, forcës së pandërgjegjshme të gjakut, përsëritjet dhe dashuritë e vështira.

Niçet në “Burg i përjetshëm” të Rikardo Piglia-s. 

Ky zhanër përfshin dy tregime në pasqyrë që formojnë një roman të fragmentarizuar, me digresione të rrëfyera me një stil që të tërheq. Lucia Nietzsche, mbesa e filozofit dhe e bija e një nazisti ka një romancë me një nga personazhet (shfaqet edhe në tregimet e tjera të Piglias). Këtu shfaqen fiksimet e Piglias, lidhjet me çmendurisë dhe shkrimit, format e pamundura të dashurisë, si edhe një herë incesti.

ObserverKult

Lexo edhe:

PO DESHËT LEXOJENI, PO NUK DESHËT, PUNË E MADHE FORT!