Nga letrat e Konicës tek ato të Remarkut, teatri i Durrësit nis projektin special me “komunikimin e harruar”

Teatri “Aleksandër Moisiu” sjellë nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë letrat më të famshme në historinë botërore dhe shqiptare. Ideatorja dhe regjisorja e kësaj nisme, Driada Dervishi, tregon për “Shekulli”-n pse vendosi të sjellë këtë formë komunikimi të harruar në formën e një shfaqjeje dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen me teatrin e Durrësit.

Në një kohë që teatrot në të gjithë vendin vazhdojnë të mbyllura për shkak të pandemisë, artistët kanë gjetur mënyra të tjera alternative për t’ju gjendur pranë publikut edhe këtë periudhë. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës së fundmi ka bërë publik projektin më të ri nën emrin “Letrat e mbrëmjes” e ideuar nga regjisorja, Driada Dervishi.

Trupa e njohur e aktorëve, por jo vetëm, do të lexojnë disa nga letrat më të bukura dhe të famshme të letërsisë botërore e asaj shqiptare. E veçanta e këtij projekti artistik, qëndron në rikthimin e vëmendjes tek letrat, një nga format më të hershme të  komunikimit që sot është lënë thuajse në harresë. Regjisorja e projektit tregon për “Shekulli”-n se në këtë periudhë të gjithë kuptuam se çfarë ka më shumë vlerë në realitet dhe ndaj ajo vendosi të sjellë të interpretuara nga aktorët këto letra.

“Kjo lindi si ide menjëherë pas projektit të parë ‘Çehovi në mikrofon’ dhe të gjithë aktorët e trupës, po ashtu dhe publiku, ndjen një emocion pak të harruar, atë të radiotregimit. Duke pasur parasysh që këtë periudhë kemi pasur më shumë mundësi të kuptojmë cilat gjëra kanë më shumë vlerë dhe të largohemi nga vorbulla e madhe që sjell me vete shoqëria konsumiste dhe duke qenë se teatri i flet emocionit, nuk ka gjë më intime që mund të vijë përmes një letre. Duket si diçka e harruar, por në fakt ne komunikojmë vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe ajo që kemi harruar është se ne nuk komunikojmë më përmes letrave të gjata. Duke qenë se këtu jemi në një kohë që rivlerësuam kohën, mendova që ishte një gjë e bukur për të rikthyer disa nga letrat që kanë hyrë në histori. Janë letra të personazheve më të njohur të fushave të ndryshme, jo vetëm të huaj por edhe shqiptarë. Letërsia epistolare ka ngjallur gjithmonë kuriozitet dhe madje ka mjaft libra të shitur me përmbledhje të letrave edhe të personazheve jo shumë të njohur. Edhe në shqip kanë ardhur mjaft prej këtyre letërkëmbimeve që nga Remarku që i shkruan Marlene Dietrich apo Simone De Beauvoir që ka një seri letrash jo vetëm me Jean Paul Sartre, por edhe me të dashurit e saj të kohërave të ndryshme. Përderisa libra të tillë botohen, do të thotë se ka interes nga publiku”, u shpreh Dervishi për “Shekulli”-n.

Regjisorja ka vendosur që në këtë nismë të përfshijë publikun dhe ajo tregon se në të do të bëhen pjesë emra të njohur nga bota e ekranit, fushave të tjera të artit etj.

“Ka shumë njerëz që vijnë shpesh në teatër dhe u duket një ëndërr shumë e bukur skena. Kështu ndoshta me këtë ftesë u realizojmë dhe atyre një ëndërr në sirtar, në një kohë që ëndrrat duken të vështira. Publiku vazhdimisht bëhet pjesë e emocioneve tona, nëpërmjet letrave të lexuara nga ai vetë, mendoj dhe shpresoj të marrë emocione të një lloji tjetër.

Jam shumë e kënaqur që ka mjat personazhe që kanë shfaqur dëshirën të bëhen pjesë. Kanë sjellë sugjerimet e tyre dhe shumë shpejt do të mund t’i ndiqni. Nuk po i zbuloj të gjithë, por mund të them se jam e lumtur që violinisti i njohur me famë ndërkombëtare Florian Vlashi do të na vijë me një letër ekskluzive të përkthyer nga ai vetë, të një kompozitori shumë të njohur. Aktorët Hysen Bashhysa e Xhelal Tafaj na bashkohen sërish në këtë nismë. Gjithashtu edhe shkrimtarja Natasha Lako vjen me dy letra mjaft të bukura miqësie, apo dhe moderatorja Xhesi Muçaj me një letër të bukur dashurie që një shkrimtare ia dërgon një shkrimtareje tjetër”, tha Driada.

Ajo shtoi se një surprizë shumë e bukur do të jetë leximi dhe interpretimi i një letre të famshme nga aktorja e mirënjohur Aishe Stari. “Letrat e mbrëmjes” do të lexohen nga aktorët e njohur të trupës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”, si Adelina Muça, Besmir Bitraku, Ervin Doko, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Gjergj Doçi, Amos Zaharia, Andia Xhunga, Marvin Tafaj, Erjon Hodo, Jaho Guma, etj.

E pyetur nëse teatri “Aleksandër Moisiu” ka menduar të japë shfaqje në ambiente të hapura, duke qenë se teatrit u është vënë kyçi prej muajsh, Dervishi tha se aktorët e kanë menduar diçka të tillë dhe shpresojnë që së shpejti t’ju aprovohet leja për në Amfitetrin e Durrësit. Gjithashtu ajo u shpreh e keqardhur për politikat kulturore në vend, që sipas saj janë mjaft të vakta nga ana e institucioneve.

“Është menduar që së shpejti të fillojmë shfaqjet në Amfiteatër dhe shpresojmë që të vijë dhe leja e duhur shoqëruar me masat përkatëse. Disa herë vëmendja ndaj këtyre aktiviteteve ka qenë e duhura, disa herë jo dhe kjo vjen për shkak se ne e dimë që politikat kulturore në përgjithësi janë shumë të vakta në drejtim të promovimit apo të nxitjes së këtyre evenimenteve. Megjithatë ne do të vazhdojmë me punën tonë, duke sjellë vepra sa më cilësore  për publikun dhe shpresoj që strukturat të dëgjojnë fjalët e artistëve dhe të na i bëjnë punën tonë më të lehtë”, tha Driada Dervishi.

Interpretimet e letrave që janë realizuar në bashkëpunim me degën e Multimedias në Universitetin Aleksandër Moisiu do të transmetohen së shpejti edhe në ekranin e RTSH-së një ditë pas shfaqjes së tyre online në faqen teatrit të Durrësit.

Edhe pse Tatjana Larina bie në dashuri me shikim të parë me Onjeginin, dashuria e saj është e destinuar të mbesë një dashuri e pamundur, e si e tillë është një dashuri që nuk mbaron kurrë.Letra e Tatjanës dërguar Onjeginit është letra e parë që hap ciklin “ Letra e mbrëmjes” dhe vjen nga aktorja Adelina Muça.Ideja dhe Regjia – Driada DervishiUdhëheqës Projekti – Elio BajramajDrejtor fotografie – Armand SallabandaMontazhi – Uendi ÇermaAudio – Julian ShytiKostumi – Adelina Adelina MucaGrimi – Nina MyftarajPamjet – Kështjella Konti KontiFalenderojmë për bashkëpunimin Universitetin “Aleksandër Moisiu” ,Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Gepostet von Teatri Aleksander Moisiu Durres am Montag, 29. Juni 2020

Dy personazhe mjaft të ndryshëm vijnë sonte tek Letrat e mbrëmjes: e para nga Faik Konica dhe e dyta nga Vita Sackeville – West.Konica, një nga shqiptarët më të mëdhenj të historisë sonë, shkruan disa “Këshilla për një gazetar”, të cilat edhe pse mbajnë datën e botimit në vitin 1901, duket sikur janë shkruar mbrëmë. Kjo letër e njohur ndoshta nga shumë prej jush vjen nën interpretimin e aktorit Besmir Bitraku.Letra e dytë vjen nga moderatorja Xhesi Muçaj. Vita Sackville-West dhe Virginia Woolf u njohën në fillimin e viteve 1920 dhe menjëherë ranë në dashuri, edhe pse të dyja ishin të martuara( gjths burrat ishin në dijeni të lidhjes së tyre). Dashuria e tyre zgjati disa vite, madje Virginia Woolf bazoi romanin e saj “Orlando” mbi Vitën. Nga ana tjetër Vita njihej për udhëtimet e saj të shumta, e megjithatë distancat nuk i penguan që t’i shkruanin letra dashurie njëra- tjetrës si ajo që do të ndiqni pas pak.“Letra e mbrëmjes” një produksion i Teatrit “A.Moisiu” në bashkëpunim me Universitetin “ A.Moisiu”.Idea & Regjia – Driada DervishiUdhëheqës Projekti – Elio Bajramaj ArtBashkëpunëtorë – Julian Shyti, Elisa ShahiniVideografia (letra e parë)- Uendi Cerma Kamera (letra e dytë)- Rei FifoMontazhi (letra e dytë) Kleidi DumiFalenderojmë për ambjentet (letra e parë): Hotel Vila Boutique VILA VIII

Gepostet von Teatri Aleksander Moisiu Durres am Dienstag, 30. Juni 2020