Nga Londra në Mynih, Ermonela Jaho duartrokitet për “magjinë” e Verdit

Një zë brilant shqiptar po mahnit botën e kulturës e të artit.

Zëri më i mirë operistik, zëri i shqiptares Ermonela Jaho është duartrokitur këtë fundjavë edhe në Mynih të Gjermanisë.

Ermonela erdhi këtë fund shkurti në rolin kryesor, atë të Violetës në operën e famshme La Traviata, e cila është shfaqur rreth mijëra herë në teatrot italiane e mijëra të tjerë në rreth 23 shtete të botës.

La Traviata me Ermonela Jahon do të jetë në teatrin e operës “Bayerische” edhe në datat 25 e 28 shkurt, ndërsa sopranoja shqiptare po shijon edhe kritikat pozitive që vijnë edhe nga Londra për performancën e saj në Wigmore Hall, jo vetëm për Madame Butterfly të Puccinit.

“Dy orë muzike të jashtëzakonshme. Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace për prestigjiozen britanike The Guardian.