Pse shumica nuk besojnë në atë që u tha/ Nga Marlyn Monroe tek Kurt Cobain, vdekjet e dyshimta të 20 yjeve

Shumica e yjeve që janë larguar të rinj nga kjo jetë kanë vdekje të dyshimta. Mbidoza, vrasje, vetëvrasje, këto janë disa nga ato që shkruhen në versionet zyrtare të vdekjeve të tyre, por shpesh herë këto versione janë shumë të dyshimta duke lënë pas legjenda dhe konspiracione.

MARYLIN MONROE vdiq më 5 gusht të vitit 1962 në moshën 36-vjeçare. Zyrtarisht ajo vdiq nga një koktejil i përzier me drogë, por hipoteza më e mundshme është ajo e vetëvrasjes. Megjithatë edhe sot e kësaj dite ekziston teza se ajo është vrarë. Teoricienët e konspiracionit, kanë vënë gishtin tek të gjithë të dashurit e saj, përfshirë edhe presidentin amerikan, John Kennedy.

ELVIS PRESLEY vdiq në Mehmpis më 16 gusht 1977, në moshën 42-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte një arrest kardiak, por ka ende dyshime dhe supozime të shumta mbi vdekjen e këngëtarit. Mendohet se Presley gjeti vdekjen nga një mbidozë. Elvis Presley u bë një mit për të gjithë, sa që mendohet se ai është ende gjallë, por që ka vendosur të mos dalë më në skenë.

JIMI HENDRIX u gjet i vdekur më 18 shtator, 1970 në dhomën e hotelit “Samarkand” në Londër. Ai ishte 27 vjeç kur vdiq nga përzierja e koktejit dhe e qetësuesve, të paktën sipas versionit të të dashurës së tij, Monika Dannemann, e cila vdiq duke kryer vetëvrasje në vitin 1996. Hendrix kreu vetëvrasje në vitin 1996. Sipas James Wright, teknikut të zërit të kitaristit, i cili botoi “Rock Roadie”, agjenti i Hendrix, Michael Jeffery është ai që e ka vrarë, për t’i marrë dy milionë dollarët. Jeffery vdiq në vitin 1973 në një aksident ajror në Francë.

KURT COBAIN vdiq më 8 prill 1994, nga një plumb në kokë. Zyrtarisht u tha se Cobain kreu vetëvrasje, por familja dhe fansat pretendojnë se lideri i grupit Nirvana është vrarë, madje ka qenë e përfshirë edhe CIA. Cobain ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare dhe është pjesë e të ashtuquajturit “Klubi 27”, që nënkupton se bën pjesë tek grupi këngëtarëve (nga Hendrix tek Winehouse) që u shuan në moshën 27-vjeçare).

BRUCE LEE ishte 32 vjeç kur vdiq më 20 korrik të vitit 1973, si pasojë e një reaksioni. Klasifikuar si “vdekje aksidentale”, zhdukja e Lee ka prodhuar shumë hipoteza, për vetë faktin se as mjekët nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. Pastaj u tha se Bruce Lee ishte helmuar.

BRANDON LEE, djali i Bruce Lee, vdiq më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve të filmit “The Crow.” Gjatë skenës me të shtëna, arma gabimisht ka qenë mbushur me plumba realë. Teoritë rreth vrasjes së tij janë të shumta, njësoj si për vdekjen misterioze të babait të tij, por Brandon thuhet se është vrarë nga mafia kineze.

JIM MORRISON vdiq në Paris më 3 korrik të vitit 1971 kur ishte vetëm 27 vjeç. Rrethanat e vdekjes së liderit të “The Doors” nuk janë qartësuar plotësisht. Morrison u gjet në vaskën e shtëpisë në “Le Marais” ku jetoi për disa kohë me të dashurën e tij Pamela Courson. Raportet zyrtare mjekësore flasin se vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, por asnjëherë nuk është kryer një autopsi.

Aktori DAVID CARRADINE u gjet i vdekur më 4 qershor të vitit 2009 në një hotel në Bangkok, teksa ishte në Tajlandë për xhirimet e një filmi. Fillimisht u fol për vetëvrasje për shkak se aktori vuante nga një sëmundje. Më pas hetimet e policisë arritën në konkluzionin se Carradine ishte viktimë e një loje autoerotike, që përfundoi në tragjedi. Familja kurrë nuk ka besuar këtë version, madje as në hipotezën e vetëvrasjes.

NANCY SPUNGEN dhe SID VICIOUS. Më 12 tetor të vitit 1978, 20-vjeçarja Nancy, u gjet e vrarë me thikë në dhomën e hotelit “Chelsea” (New York), ku ka jetuar me Sid. Sid Viciouz u arrestua për vrasje dhe pastaj pas pagesës fitoi lirinë me kusht. Sidi vdiq më 2 shkurt të viti 1979 nga një overdozë heroine. Shumë besojnë se Nancy u vra nga njerëzit e lidhur me drogën dhe se vrasësit e tij më pas kanë vrarë edhe Vicius.

WHITNEY HOUSTON vdiq më 11 shkurt të vitit 2012, kur ishte vetëm 48 vjeçe. Sipas autopsisë, Houston vdiq ‘aksidentalisht’ në vaskë në hotelin “Beverly Hilton” në Beverly Hills, si rezultat i sëmundjes vaskulare dhe marrjes së tepruar të drogës. Megjithatë, ka hipoteza se Houston mund të jetë vrarë. Sipas një hetuesi privat, Whitney është vrarë nga dy persona të armatosur, të cilët po mblidhin borxhet e drogës.

Aktorja NATALIE WOOD vdiq më 29 nëntor të vitit 1981 në moshën 43-vjeçare. Aktorja u mbyt në brigjet e Santa Catalina Island (Kaliforni), ndërsa ishte në jaht me burrin e saj Robert Wagner dhe aktorin Christopher Walken. Nga dëshmitë e Wanger dhe Walken vdekja është konsideruar aksidentale. Megjithatë, çështja u rihap në vitin 2011 dhe më pas në vitin 2013, nga ku dolën në dritë detaje të reja të autopsisë, duke zbuluar shenja dhune në krahë, në duar dhe në qafën e aktores. Sipas autopsisë mjeko-ligjore , “ekzaminimi i kryer nuk përjashton faktin se vdekja mund të jetë dhe aksidentale,” por duke pasur parasysh se ka ende shumë pyetje pa përgjigje, arsyet e vdekjes së saj mbeten të “papërcaktuara”.

Aktori JACK NANCE vdiq më 30 dhjetor të vitit 1996, kur ishte vetëm 53 vjeç. Pas pjesëmarrjes në filmin ”Pararoja”, ai u bë i famshëm për rolin e tij në “Twin Peaks” nga David Lynch. Aktori u gjet i vdekur në banesën e tij ndoshta për shkak të disa lëndimeve në kokë, nga një rrahje e ndodhur dy ditë më parë.

AMY WINEHOUSE u gjet e vdekur me 23 korrik të vitit 2011 në shtëpinë e saj, në “Camden Square” në Londër. Edhe Amy nuk ishte më shumë se 27-vjeçe. Autopsia e kryer më 25 korrik nuk sqaroi shkakun e vdekjes, çka bëri që hetimet të dilnin me gabime të shumta. Flitet se këngëtarja vdiq si pasojë e një mbidoze, përfshirë këtu edhe abuzimin me alkoolin, por hipotezat vazhdojnë e shtohen.

BRIAN JONES vdiq më 3 korrik të vitit 1969. Ish-kitaristi dhe anëtari themelues i Rolling Stones është gjetur në fund të pishinës në shtëpinë e tij në Sussex. Raporti mjeko-ligjor e klasifikoi vdekje “aksidentale”. Më pas e dashura e tij, Anna Wohiln, ishte i bindur për një komplot nga ana e shokut të tij. Ajo pohoi se Jones u vra nga ndërtuesi Frank Thorogood.

Natën e 31 gushtit të vitit 1997 vdiq DIANA SPENCER, Dodi Al-Fayed dhe shoferi Henri Paul në një aksident automobilistik, në Pont de l’Alma në Paris. Lady D ishte vetëm 43 vjeçe. Hipotezat për vdekjen e saj vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Disa flasin për një komplot që përfshinë disa anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe të shërbimeve sekrete, por nga hetimet deri më sot nuk ka dalë asgjë në dritë.

MICHAEL JACKSON vdiq kur ishte vetëm 51-vjeç më 25 qershor të vitit 2009 në rezidencën e tij në Los Anxhelos. Shkaku i vdekjes ishte nga një mbi dozë ilaçesh. Mjeku i tij Conrad Murray është akuzuar për vrasje pa paramendim dhe u dënua me 4 vjet burg. Por shumë, duke përfshirë familjen, nuk besojnë në këto konkluzione.

Sipas tezave zyrtare LUIGI TENCO kreu vetëvrasje në një hotel në Sanremo, në natën ndërmjet 26 dhe 27 janarit të vitit 1967, kohë kur po zhvillohej festivali. Vdekja e këngëtarit shkaktoi trazira për muzikën dhe për shoqërinë italiane. U fol për depresionin e tij dhe për marrëdhënien me Dalidën. Hipotezat në lidhje me vdekjen e tij janë se hetimet nuk vazhduan në mënyrë normale.

MOANA POZZI vdiq në Lion më 15 shtator të vitit 1994, kur ishte vetëm 33 vjeçe. Shkaku zyrtar i vdekjes së pornostares është kanceri, por vdekja e papritur e Moanas, prodhoi shumë thashetheme dhe teori të ndryshme. Teza më e fortë ishte ajo se vdekja e saj ka qenë pasojë e prekjes nga AIDS, por më pas u tha se ajo ishte ende gjallë. Në vitin 2004, u hap një hetim në përpjekje për të kuptuar këtë teori por në vitin 2005, për herë të parë, familja tregoi tek programi “Njerëz të Humbur” certifikatën e vdekjes së Moanas.

MARCO PANTANI u gjet i vdekur më 14 shkurt të vitit 2004 në rezidencën “Le Rose” në Rimini. Autopsia tha se çiklisti kishte vdekur nga një edemë pulmonare dhe cerebrale e shkaktuar nga një mbidozë kokaine. Pra, shumë dyshime dhe pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e Pantanit. Avokati i familjes ka bërë thirrje kohët e fundit për rihapjen e çështjes.

TUPAC SHAKUR ka vdekur njësoj si në një prej këngëve të tij. Vdiq më 13 shtator në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua katër herë me armë zjarri gjatë një dyluftimi misterioz teksa udhëtonte me makinën e Marion “Suge” Knight, kreu i “Death row Records”, i cili mbeti i plagosur gjithashtu. Autoritet në atë kohë thanë se nuk kishin asnjë pistë hetimi dhe asnjë dyshim dhe deri tani askush nuk është dënuar për vdekjen e tij.

Tentativa e mëparshme e vjedhjes kishte bindur reperin të kërkonte nga disa badigardë dhe gjithmonë vishte një jelek antiplumb në publik. Fakti që atë natë nuk e kishte veshur jelekun antiplumb mbetet akoma një mister. Ka shumë supozime se kush e qëlloi me plumb Shakurin në kraharor, kur ai u largua nga grindja në Las Vegas më 7 Shtator të 1996 (ai vdiq një javë më vonë), por edhe pas 18 vitesh, vrasja ende nuk është zgjidhur.

ObserverKult


Lexo edhe:

MONROE: MOTRAT JANË MIKET MË TË MIRA NË BOTË!

MONROE – GRAVE: JU JENI TË BUKURA. SHOQËRIA ËSHTË E SHËMTUAR!