Në këtë 109-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, Arkiva e Shtetit shqiptar së bashku më Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës kanë hapur në Kalanë e Tiranës ekspozitën “Nga nëntorët vijmë në nëntor shkojmë” duke kujtuar sakrificat që na sollën deri tek liria.
Në ceremoninë e hapjes mbajti fjalën Ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi. Drejtoresha e Evidencës Qendore dhe Komunikimit në DPA, Elsa Saka. Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj dhe administratorja e Kalasë së Tiranës, Klodiana Toptani.
Mes materialeve të ekspozuara ka dokumente të fillesave të kryengritjeve antiosmane para shpalljes së Pavarësisë. Njoftime të shpalljeve të Pavarësive të disa qyeteve të Shqipërisë, Një histori e shkurtër për Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin si dhe imazhe të firmëtarëve të Pavarësisë.
Po ashtu janë paraqitur edhe disa fotografi të festimeve pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe aktivitetet të cilat janë zhvilluar pas vitit 1937 e më tej.
Pjesë e aktivitetin ishin dhe valltarët e ansamblit folklorik “Shqiponja” që i dhanë një atmosferë me ngjyra festës sonë kombëtare./ATSH
——————————
LEXO EDHE: “DREJT PAVARËSISË”, ÇELET EKSPOZITA ME ARTEFAKTET E FIRMËTARËVE
Muaji nëntor është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, “Nëntori i flamurit”.
Në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Drejt Pavarësisë”. E cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të firmëtarëve.
Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se “kjo ekspozitë nxjerr në pah gjithë kontributin e veçantë të firmëtarëve të pavarësisë”.
“E veçanta e kësaj ekspozite qëndron në ekspozimin e disa prej artefakteve tona më të rëndësishme. Të cilat lidhen me jetën dhe kontributin e figurave të shquara të firmëtarëve të pavarësisë”, tha ai.
Në kuadër të Festave të Nëntorit, Muzeu Historik Kombëtar ka organizuar aktivitete të ndryshme duke u fokusuar tek të rinjtë.
Në bashkëpunim me gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua aktiviteti me titull “Drejt Pavarësisë”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU