Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e së enjtes gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.
Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.
Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht.
Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, raportohet të jetë shkaktuar një “tërmet” të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.
Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
GJUAJTJE ME ARMË NË KONCERTIN E REPERIT SHQIPTAR. GRANATA FATMIRËSISHT NUK SHPËRTHEN
Koncerti i Mozzikut në Gjilan nuk shkoi mirë. Kjo pasi që pas mesnatës dikush gjuajti me armë zjarri në oborrin e diskotekës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës. Po ashtu Dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 28.07.2023, rreth orës 1:50. Ka pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna armësh zjarri”. Kështu u shpreh Hashani.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult