Gjuha shqipe ka sjellë në Tiranë gjashtë vajza nga Rusia. Prej gati një muaji ato morën mësime në Universitetin e Tiranës. Gjuhën shqipe e cilësojë të vështirë por thonë se eksperienca ka qenë mbresëlënëse.
Kurioziteti për gjuhën shqipe kanë sjellë nga Rusia në Tiranë një grup prej gjashtë vajzash, transmeton OraNews.
Ana dhe Zhenia janë dy prej tyre. Prej një muaj ato kanë ndjekur një kurs veror në Universitetin e Tiranës.
Pavarësisht vështirësisë së gjuhës, ato ia kanë dalë ta përvetësojnë dhe pas një muaji arrijnë të artikulohen shumë mirë shqip.
“Më pëlqen një shprehje ‘më lë pa frymë’, sepse është përshtypja ime nga Shqipëria. ‘Pa pritur, pa kujtuar’, sepse në rusisht kemi të njejtën”.
Shqipërinë nuk e gjetën siç e kishin menduar.
Mbresëlënëse për to nuk ishte vetëm natyra, por edhe mikpritja e qytetarëve shqiptarë.
“Eksperienca këtu ishte shumë e bukur, shumë mbresëlënëse.”
Gjatë qëndrimit janë hasur me dëshirën e të rinjve për t`u larguar jashtë vendit por sipas tyre Shqipëria ka potenciale të mëdha zhvillimi.
Studimet për gjuhën shqipe Ana dhe Zhenia do t`i vazhdojnë edhe në Rusi. Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Shën Petersburgut u themelua në vitin 1957 prej këtij viti në këtë program janë dipmoluar me qindra studentë.