Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s, në një mënyrë të veçantë.
Ai është me pushime në Shqipëri dhe në një prej lokaleve në vend, nën shoqërinë e një bande ka zgjedhur që të këndojë këngën hit të Toto Cotugno-s, “L’italiano” (l asciatemi cantare)
“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje. Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai në video.
Cutugno ndërroi jetë një ditë më parë pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Ai u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve që zhvilloi nëpër botë. /a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
RAMA I PIKËLLUAR PËR CUTUGNO: TË PRISNIM NË VLORË, POR ZOTI VENDOSI TË PUSHOSH NË PAQE
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno, pas lëngimit të gjatë nga një sëmundje e rëndë.
Për Cutugnon, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se ka qenë një italian i madh dhe i vërtetë.
“Ishe një Italian i madh, i vërtet, duhej të takoheshim këtë verë në Valona por Zoti vendosi të të lë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbetën të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij Facebook.
Rama, më tej ka falënderuar për gjithçka Toto Cutugno. Tutje ka theksuar se ishte privilegj të jetonte njëkohësisht me një legjendë si ai.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult