“Tirana, ritmi im”. Nën këtë titull, Teatri Eksperimental në bashkëpunim me “Albania Dance theatre” dhe koreografin italian Giulio De Leo kanë krijuar një shfaqje danci bashkëkohor. Thelbi është te vallja popullore por qasja është krejt tjetër. Valentina Myteveli, një prej tre balerinëve të përfshirë shpjegon konceptin, ku muzika po ashtu është rikonceptuar për një publik që tejkalon Shqipërinë.
“Kjo shfaqje nisi nga interesimi i koreografit italian Giulio De Leo drejt peizazhit kulturor të Shqipërisë. Kemi marrë si element hapat e valles së Kukësit që janë element karakteristik shqiptar dhe e kemi modernizuar në kërcimin kontemporan siç po ndodh me Shqipërinë tani. Kjo është ideja, të përcjellim imazhin e Shqipërisë së Modernizuar”, thotë Myteveli.
Myteveli është një artiste e re e shkolluar në Rusi dhe e kthyer në Shqipëri për shkak të luftës ruso-ukrainase.
“Studimet i kam kryer në Vladimir dhe kam punuar në teatrin e Moskës, Moskovski Music Hall quhet. Mbarova studimet punova në teatër për dy vite dhe prej situatës që ka ndodhur para një viti vendosa të kthehesha në Shqipëri”, thotë ajo.
Lidhja e familjes së saj me Rusinë është e hershme, që prej viteve ’60-të kur gjyshi i saj u martua me një ruse, gjyshen e saj.
“Gjyshi im ka shkuar i pari nga familja ime në Moskë për të studiuar arkitekturë. Është njohur me një ruse që është gjyshja ime.
Babai ka lindur në Moskë. Në kohën e Enverit familja u nda si shumë familje në atë periudhë. Kam dashur gjithnjë të njoh anën tjetër timen, ndaj edhe shkova me studime në Moskë”, tha Myteveli.
Nëse dikur familjen e saj e ndau lufta e ftohtë, tanimë të ardhmen e saj e ndryshoi një tjetër luftë. Shfaqja “Tiran Rythm” do të jetë në Sarandë këtë fundjavë dhe në Itali./news24.co
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
MBETI E PARALIZUAR PAS AKSIDENTIT, FLET BALERINA SHQIPTARE: QËNDROVA GJASHTË JAVË NË KOMA
Në emisionin “Shije Shtëpie” ka qenë në një lidhje në Skype ish-balerina, Sigi Gjini. Balerina pas një aksidenti që ka pësuar me makinë para disa vitesh, është detyruar të heqë dorë nga profesioni i saj. Kjo për shkak të paaftësisë fizike që ky aksident i la si pasojë. Ajo ka treguar se si ndodhi aksidenti dhe si e ka përjetuar këtë periudhë kohe.
Sigi Gjini: Në Shqipëri mjekët nuk dhanë shumë shpresa për jetën time dhe familja u detyrua që të më sillnin këtu (Gjermani). Të paktën për të më shpëtuar jetën sepse askush nuk e dinte si do ishte situata më tej.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult