Nga vjen trishtimi? Ja çka thoshte Montesquieu

Montesquieu

Filozofi francez Montesquieu ishte gjykatës, njeri i letrave dhe historian, i cili ishte i njohur për “Mbi frymën e ligjeve” (1748), një nga veprat më të mëdha në historinë e teorisë politike dhe të jurisprudencës.

Lindi gjatë Epokës së Iluminizmit dhe fillimisht u arsimua në shtëpi dhe në fshat. Në vitin 1700, dërgohet në Kolegjin de Juilly, i cili ndodhej pranë Parisit në dioqezën e Meaux.

21 vjet më vonë, Montesquieu u bë i famshëm kur shkroi Letrat Persiane. Këto letra kritikonin kishën, si dhe stilin e jetesës në Francë. Montesquieu botoi një libër të titulluar “Mbi frymën e ligjeve”, i cili përshkruante bindjet e tij se si duhet të funksionojë qeveria. Ajo u bë vepra e tij më e famshme.

Nëpërmjet arsimimit dhe udhëtimeve të tij, ai u bë një komentues i mprehtë shoqëror dhe mendimtar politik. Me kryeveprën e tij “Mbi frymën e ligjeve” fitoi respektin e kolegëve të tij filozofë. Kjo vepër vazhdoi të kishte një ndikim të madh në qeverinë angleze dhe amerikane.

Në vazhdim ju sjellim disa thënie të zgjedhura nga Montesquieu:

Montesquieu

– Trishtimi vjen nga vetmia e zemrës.

– Do të ndihesha më fatlumi në botë në botë, po të mund t’i mund t’i shëroja njërëzit nga paragjykimet.

– Për të bërë punën e tij, njeriu duhet të kërkojë gjithnjë leje, por kurrë duartrokitje.

– Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes vlerësimit të madh ndaj vetvetes dhe përçmimit të madh ndaj të tjerëve.

– Kënaqësi të pamasë duhet të provojë një njeri, që kur bën shqyrtimin e ndërgjegjes, e gjen të pastër zemrën e tij.

– Njeriu që jep mësim mund të bëhet fare lehtë kokëfortë, sepse ushtron zanatin e atij që nuk gabon kurrë.

– Huqet që vijnë nga vetëvlerësimi i paktë nuk janë më pak se ato që vijnë nga vetëvlerësimi i tepërt.

– Demokracia duhet të ruhet nga dy tepri: nga shpirti i pabarazisë, që e qon drejt aristokracisë; dhe nga shpirti i barazisë së plotë, që e çon drejt despotizmit.

– Udhëtimet të hapin mendjen: të nxjerrin nga rrethi i paragjykimeve të vendit tënd dhe nuk je i detyruar të huazosh ato të vendeve të tjera.

– Shumë njerëz konsiderojnë të domosdoshme vetëm gjërat e tepërta.

– Të gjithë njerëzit e trembur kërcënojnë me lehtësi, pasi e dinë se kërcënimet do të kishin një efekt të madh mbi ta.

– I lëndojmë të tjerët në përpjestim me vlerën që ata kanë ndaj nesh.

– Për të qenë vërtetë i madh, duhet të rrish me njerëzit, jo mbi ta.

– Po të kërkonim thjesht lumturinë, do të ishte e lehtë. Por ne duam që të jemi më të lumtur se të tjerët, dhe kjo është pothuajse e pamundur, pasi ne mendojmë se të tjerët janë më të lumtur nga ç’janë në të vërtetë.

– Zakonisht ata që kanë një shpirt të madh janë të padjallëzuar.

Përgatiti: A. S- ObserverKult

Lexo edhe:

MONTESQUIEU: NJERËZIT, SA MË PAK MENDOJNË, AQ MË SHUMË FLASIN…