La Casa de... rikthehet në dhjetor me befasi të shumta
La Casa de Papel rikthehet në 3 dhjetor me volumin 2 të sezonit 5. Nga traileri i publikuar duket se profesor “Salva” është zhdukur pa lënë gjurmë duke lënë vetëm grupin brenda bankës.
Këta të fundit janë çtensionuar në qëllimin e tyre për të nxjerrë arin. Menjëherë kanë nisur konfliktet mes grupit teksa idetë e tyre për planin janë të ndryshme, transmeton ‘BW’.
Kujtojmë se volumi 1 u mbyll me vdekjen e një prej aktoreve më kryesore, Tokyo.
—————————————————————————————
LEXO EDHE: Misteret e “La Casa de Papel”: A është Alicia gruaja e Berlinit dhe a do t’ia marr profesorin Lisbonës?
Sezonin e katërt të serialit që tashmë ka marrë përmasën e një trendi botëror “La Casa de Papel” transmetuar nga gjiganti Netflix, edhe pse kishte 8 episode, shumica e fansave e kanë parë brenda një dite.
Por ngjarja ka mbetur e papërfunduar dhe është ndalur në një moment tejet dramatik. Atëherë kur inspektorja Alicia futet në dhomën e komunikimit të Profesorit duke e zënë atë në befasi.
Por duhet pranuar që në sezonin 4 ka pasur edhe skena të ekzagjeruara që kapërcejnë logjikën njerëzore. Ndaj kjo i ka bërë fansat konfuz për atë se që do të sjellë sezoni tjetër.
Regjisori Alex Pina nuk ka zbuluar ende asnjë detaj nga sezoni i 5, madje as edhe se kur do të fillojnë xhirimet. Pasi situata e krijuar nga pandemiaë COVID-19, ka mjegulluar të gjitha parashikimet.
Nga ana tjetër, sezoni 4 edhe pse ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të bëra nga fansat në seritë e mëparshme. Gjithashtu ka ngritur disa dilema të tjera, të cilat ua përcjell ObserverKult.
A është inspektorja Alicia Sierran, gruaja e Berlinit?
Një prej teorive dhe pikëpyetjeve të ngritura është nëse Tatiana, e fejuara e Berlinit e cila paraqitet në episodin 6 të sezonit 3. Është i njëjti personazh me inspektoren Alicia Sierra. Pavarësisht se mund të duket absurde. Shumë persona e mendojnë që po, shkaku i tipareve të ngjashme mes dy aktoreve.
Gjithashtu fëmija që ka Alicia në bark dyshohej se është i Berlin.