Misteret e “La Casa de Papel”: A është Alicia gruaja e Berlinit dhe a do t’ia marr profesorin Lisbonës?

Sezonin e katërt të serialit që tashmë ka marrë përmasën e një trendi botëror “La Casa de Papel” transmetuar nga gjiganti Netflix, edhe pse kishte 8 episode, shumica e fansave e kanë parë brenda një dite.

Por ngjarja ka mbetur e papërfunduar dhe është ndalur në një moment tejet dramatik, atëherë kur inspektorja Alicia futet në dhomën e komunikimit të Profesorit duke e zënë atë në befasi.

Por duhet pranuar që në sezonin 4 ka pasur edhe skena të ekzagjeruara që kapërcejnë logjikën njerëzore, ndaj kjo i ka bërë fansat konfuz për atë se që do të sjellë sezoni tjetër.

Regjisori Alex Pina nuk ka zbuluar ende asnjë detaj nga sezoni i 5, madje as edhe se kur do të fillojnë xhirimet, pasi situata e krijuar nga pandemiaë COVID-19, ka mjegulluar të gjitha parashikimet.

Nga ana tjetër, sezoni 4 edhe pse ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të bëra nga fansat në seritë e mëparshme, gjithashtu ka ngritur disa dilema të tjera, të cilat ua përcjell ObserverKult.

A është inspektorja Alicia Sierran, gruaja e Berlinit?

Një prej teorive dhe pikëpyetjeve të ngritura është nëse Tatiana, e fejuara e Berlinit e cila paraqitet në episodin 6 të sezonit 3, është i njëjti personazh me inspektoren Alicia Sierra. Pavarësisht se mund të duket absurde, shumë persona e mendojnë që po, shkaku i tipareve të ngjashme mes dy aktoreve.
Gjithashtu fëmija që ka Alicia në bark dyshohej se është i Berlin.
Madje imagjinata ka shkuar deri aty se vetë inspektorja është pjesë e bandës dhe është infiltruar në radhët e policisë.
Por këtë sezon kjo pyetje e ka marrë një përgjigje, edhe pse as kjo nuk është përfundimtare. Alicia ka qenë e martuar me një persona të quajtur German i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje, një ngjarje që duket se ka pasur një ndikim të madh në personalitetin e Alicias. Nga ana tjetër e fejuara e Berlinit del në skenë veç në formë kujtimesh.
A ishte vërtet Berlini, bashkëshorti i inspektores, veçse me emër tjetër, a do të hyjë Tatiana sërish në seri , nëse veç nuk është inspektorja , pasi ajo është në dijeni të planit të grabitjes, mbetet për t’u parë në sezonin e ardhshëm.

Pse duhej Lisbona të futej sërish në bankë?

Shumë prej ndjekësve të La Casa de Papel janë të mendimit se shpëtimi i Raquel dhe hyrja e saj në bankë ka të bëjë me dashurinë mes saj dhe Profesorit. Është e mundur. Por në të vërtetë ajo mund të jetë dhe çelësi për t’u arratisur prej aty.
Pasi Palermo ndihmoi Gandian për t’u liruar nga prangat, tensionet mes pjesëtarëve të bandës janë rritur shumë.
Raquel me shumë mundësi mund të marrë komandën e operacionit. Ajo di mirë se si operon policia, është shumë e aftë në negocim dhe ka një karakter shumë të qetë.
Lisbona mundet të kthejë dhe njëherë frymën e bashkëpunimit në grup.

Cili do të jetë ndëshkimi ndaj Palermos?

Palermo, një personash shumë i rëndësishëm në seri, deri diku një kopje e Berlinit, tashmë është kthyer dhe në një personazh shumë të urryer. Ishte pikërisht ai që ndihmoi Gandian, shefin e sigurisë që të lirohej nga prangat, një akt hakmarrës ky pasi pjesëtarët e grupit vendosën që Tokyo të marrë rolin drejtues të grabitjes. Por veprimet e tij sollën pasoja të mëdha. Ai mbahej i lidhur, por Profesori urdhëroi lirimin e tij me kusht që të dënohej më vonë. Gandia, një vrasës i trajnuar arrin që të vrasë Nairobin, ngjarje që duket se shkaktoi një traumë tek pjesëtarët e tjerë të bandës. Palermo ndihet në faj dhe duket se nuk e do më veten, ngase shkaku i egocentrizmit të tij u vra një pjesëtar i grupit.
Atëherë cili do të ishte dënimi i tij? A mund të vetësakrifikohet si Berlini për të ndihmuar shokët e tij? Kjo është vetëm një teori që mbetet për tu parë në vijim të serialit.

Çfarë do të bëjë inspektorja Alicia Sierra pasi gjeti Profesorin?

Ky është ndoshta misteri më i madh i këtij sezoni. Alicia Sierra arriti të gjejë vendin ku fshihet Profesori, pas një serie ndjekjesh, si një lojë shahu në dukje. Këtu duket të jetë një thikë me dy teha.
A do ta dorëzojë Profesorin në polici pas gjithë atij ekspozimi që ajo i bën eprorëve të saj në serinë e fundit në një konferencë për shtyp, ku tregon të gjithë të palarat që janë bërë në rrugë jozyrtare nga ajo dhe autoritetet shtetërore.
Shumë fansa presin që ajo të bashkohet me bandën e Profesorit. Do të ishte ndoshta ngjarja më interesante që do ta mbante gjallë sezonin e pestë.
Disa shkojnë ende më larg duke supozuar se ajo pasi të bëhet pjesë e bandës do ta zërë vendimn e Lisbonës, si e dashura e profesorit, por të gjitha këto mbeten të shihen në sezonin e ardhshëm./ ObserverKult