Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu…

Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë në gjuhën spanjolle.

ObserverKult ua sjellë disa nga thëniet më të bukura të autorit:

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Ndjenja e fajit i jep më shumë shije mëkatit.

Këtu ka tre tipe njerëzish: ata që mbyten në punë, ata që duhet të mbyten në punë dhe ata që duhet të mbyten.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim.

Edhe ne, ashtu si uji që rrjedh, jemi kalimtarë në kërkim të një deti.

Sa shumë gjëra dimë që shkojnë përtej fjalëve.

Fëmijëria është një privilegj i pleqërisë. Nuk di përse e kujtoj tani më qartë se kurrë./ObserverKult