Ngjarja e pazakontë në Panairin e Librit në Frankfurt, pakënaqësi për fjalimin e Slavoj Žižekut

Me deklaratat e tij për konfliktin Izrael-Hamas filozofi slloven, Slavoj Žižek, gjatë ceremonisë së hapjes të panairit nxiti reagime të disa të ftuarve.

Žižek tha në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit të Frankfurtit se i dënon sulmet terroriste të Hamasit ndaj popullatës izraelite.

Hamasi klasifikohet si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera.

Sulmet terroriste janë një krim i tmerrshëm dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet. Por ne duhet të dëgjojmë edhe palestinezët dhe të marrim parasysh sfondin e tyre, nëse duam të kuptojmë konfliktin, theksoi filozofi. Në Lindjen e Mesme nuk mund të ketë paqe pa zgjidhur çështjen e Palestinës.

Gjatë fjalës së tij disa të ftuar u larguan disa herë nga salla në shenjë proteste – ndër ta ishte edhe i ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker.

Fjalimi i Žižekut u ndërpre. Becker, i cili u kthye në fund i shoqëruar nga politikanë lokalë nga Frankfurti, e akuzoi Zizekun për relativizimin e krimeve të Hamasit.

Žižeku e kundërshtoi këtë. Ne mund të flasim për çdo gjë, pra edhe për të drejtat dhe vuajtjet e palestinezëve, tha pas ngjarjes Becker-i për agjencinë gjermane të shtypit. Por fjala e lirë ka “një kufi aty ku relativizon, banalizon dhe barazon gjërat në një kontekst ku ato nuk mund të barazohen”, tha i ngarkuari i landit Hesen për antisemitizmin, Uwe Becker.

Žižek: “Edhe më vjen pak turp që jam këtu”

Para ndërprerjes së fjalës filozofi slloven kishte kritikuar në fjalimin e tij “ndalimin e analizës” së konfliktit Izrael-Hamas. Ai tha se të gjithë folësit e mëparshëm kishin folur për Izraelin, por askush nuk kishte folur për palestinezët.

Ai e konsideron “skandaloz” vendimin për shtyrjen e ceremonisë së dhënies së çmimit letrar LiBeratur 2023 për autoren palestineze Adania Shibli dhe mosdhënien e saj gjatë panairit të librit. Zizek-u tha “jam krenar që jam në panairin e librit, por edhe më vjen pak turp që jam këtu”.

Drejtori i Panairit të Librit të Frankfurtit, Juergen Boos, u përpoq të shpërshkallëzonte situatën në fund të fjalimit të Žižekut duke thënë, se “lirinë e fjalës duhet ta lejojmë këtu, gjë që është e rëndësishme për mua.” Duke shtuar se është i lumtur “që e dëgjuam deri në fund fjalimin, edhe nëse nuk na pëlqen. Edhe nëse madje e dënojmë atë. Është e rëndësishme që të dëgjojmë njëri-tjetrin.”

Panairi i librit 2023 është një ngjarje politike më shumë se kurrë. Sipas organizatorëve, Indonezia dhe Malajzia e anuluan pjesëmarrjen e tyre. “Ky është një reagim ndaj solidaritetit tonë me Izraelin”, tha një zëdhënës i panairit të librit.

Por, gjithashtu është e qartë se panairi është edhe në anën e palestinezëve që vuajnë nën Hamasin. /DW

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇELET PANAIRI I LIBRIT NË FRANKFURT, EDHE SIVJET KOSOVA ËSHTË PJESËMARRËSE

Ka hapur dyert Panairi më i madh i Librit në botë, në Frankfurt të Gjermanisë, edicioni i 75-të me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”.

Në këtë panair, janë mbi 7.500 ekspozues me mbi 285.000 profesionistë të fushës nga e gjithë bota që marrin pjesë në panair. Ndërsa tradicionalisht, e pranishme në këtë panair është edhe Kosova, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FADIL BEKTESHI: DITËN QË BESOVA SE DO VDISJA

Se po nisja tamam një jetë
Pandehmën ma dhanë gishtat tu të mëndafshtë
Shumë vite kanë kaluar
Nga rini imja perënduar
Ujë shumë ka rrjedhur
nën urën me shtatë harqe të jetës
Panta Rei e dashur thanë latinët e vjetër
Këtë e thanë si proverb të përjetshëm, e përjetshmja
ime
Dhe s’është hiç fare me rëndësi
Se a e morën për të veten këtë urtësi
Apo trashëguar nga ilirët antikë
Nga filozofë apo bekri të verës së kuqe
Nga boemë që u dergjën ndanë tavolinës
Me basmë të zhubrosur të kafenesë
S’është me rëndësi pra e dashur
Se a e thanë këtë për herë të parë
filozofë të thinjur nga mençuria

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult