“Ngjarja është filmuar”, media amerikane jep detaje për vdekjen e aktorit shqiptar

Media amerikane New York Post ka publikuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën, ku aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi humbën jetën pasi u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku jetonin.

Sipas artikullit të publikuar, bëhet me dije se ngjarja është filmuar dhe ka qenë bashkëshortja e para që ka rënë duke u përplasur në rrugë dhe disa sekonda më vonë është hedhur edhe aktori.

Trupat e tyre, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, rreth orës 09:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Autoritetet kanë deklaruar se ende nuk dihen shkaqet që shtynë çiftin që të ndërmerrnin këtë akt, teksa bëhet e ditur se Belliu mund të punuar së fundmi si shofer për të përballuar jetesën.

Policia nuk kishte marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesën në “Bronx” me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë./euronewsalbania


Lexo edhe:

“MË ËSHTË BËRË NJË KURTH I MADH”, JA ÇFARË SHKRUANTE NË RRJETET SOCIALE AKTORI SHQIPTAR PARA SE T’I JEPTE FUND JETËS

Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.

“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra….

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU