Niçe: Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…

Fridrih Niçe

Nga Fridrih Niçe

“…Nëse e dashuron detin do të dashurosh dhe dallgët…
Nëse do të të duan në fillim, duhet të dish të duash….
Nëse dëshiron të fluturosh duhet të dish të rrëzohesh…
Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…”

ObserverKult  


fridrih niçe armiqtë

Lexo edhe:

A MUND T’I DUASH ARMIQTË E TU, JA ÇFARË THOTË NIÇE

Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.

Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.
Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KUR NIÇE JEPTE “KËSHILLA” PËR SHKRIMTARËT: JA ÇKA DUHET TË KENI PARASYSH

Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet.

Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult