ObserverKult ua sjell disa thënie te zgjedhura:
Pasuria e të varfërve përfaqësohet nga fëmijët e tyre, ndërsa ajo e të pasurve nga prindërit e tyre. (Massimo Troisi)
Pasuria është një shërbëtore e mirë, por një dashnore e keqe. (Francis Bacon)
Zemra është një thesar që nuk shitet dhe as blihet, por vetëm dhurohet. (Gustave Flaubert)
Një mik është dikush që e njohim mjaftueshëm sa për t’i marrë para hua, por jo aq shumë sa t’i japim borxh. (Ambrose Bierce)
Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën. (Friedrich Niche)
Në rast se shihni çdo gjë që është nxjerrë në shitje, do të zbuloni shumë gjëra ku mund të bëni edhe pa to. (Sokrati)
Njerëzit janë shfaqja më e madhe në botë. Dhe nuk paguani asnjë biletë. (Charles Bukowski)
Paratë s’mund të blejnë miqtë, por ato mund t’iu dhurojnë një grup të mirë armiqsh. (Spike Milligan)
Koprracia në pleqëri është qesharake:çfarë mund të jetë më shumë absurd, se të grumbullosh rezerva për rrugëtimin, kur jeni pranë fundit. (Ciceroni)
ObserverKult