Nikollë Lesi paralajmëron librin e ri, së shpejti vjen në treg “Ilir Meta”

Ilir Meta

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi pritet të nxjerrë në treg librin e tij më të ri, i titulluar “Ilir Meta”. Mësohet se Lesi ka nisur që të shkruajë librin për kreun e shtetit shqiptar, një nga personazhet më të lakuara të politikës shqiptare, i cili ka provuar pothuajse të gjitha funksionet e shtetit.

Libri pritet të dalë në fund të këtij viti dhe do të ketë një tirazh prej 30 mijë kopje dhe vjen fill pas një përplasjeje që kishin këta të dy.

Lesi ka folur hapur për faktin që presidenti Meta, shpesh herë i ironizuar për dorën e lëshuar që ka për shpërndarjen e dekoratave, e kurseu një në 30-vjetorin e medias që ai drejton, transmeton ‘tirananews.al’.

Ndërkohë që shkrimeve të Lesit, Presidenca u është përgjigjur me heshtje, pa asnjë koment.

Lesi ka botuar deri më tani dy libra, i pari është “Si njoha Nanon dhe Berishën” dhe tjetri “Kështjella e Medias”.

LEXO EDHE: Nga njohja me Ismailin te kthimi në Tiranë, rrëfimi i Helena Kadare: Jetuam gjatë si çift për shkak të letërsisë