“Ninullë” e Adrian Asllanit fitoi çmimin e parë në Festivalin e Filmit “Movie Day” në Zvicër

Së fundi u mbajt edicioni i 11-të i Festivalit të Filmit “Movie Day” në Romanshorn të Zvicrës.

Në këtë festival konkurruan dy kategori të realizuesve të rinj të filmit: Në kategorinë e parë u përfshinë filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeç, ndërsa në kategorinë e dytë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeç.

Në mesin e konkurruesve në kategorinë e dytë ishte edhe filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit.

Gjatë ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë Aaron Asteria, deklaroi se filmi ‘Ninullë’ ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që ngërthen në vete pikëpamje nga balada e Goethes “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër/fëmijë.

Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar, vlerësoi se ky ishte filmi më i mirë.

Ndërkohë vlen të përmendet se për filmin “Ninullë” ky është çmimi i pestë që e merr nga shtatë festivale ku është shfaqur deri tani.

ObserverKult


Lexo edhe:

KY ËSHTË FILMI MË I SHIKUAR NË NETFLIX, I BAZUAR NË NJË NGJARJE TË VËRTETË

Filmi më i shikuar këto kohë në Netflix “The Abyss” është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.

Ky film u publikua në vitin 2023, i realizuar nën regjinë e Richard Holm dhe me skenar të shkruar nga Holm, Robin Sherlock Holm dhe Nicola Sinclair.

Historia sillet rreth banorëve të Kiruna-s, qytet i Suedisë, të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Kiruna është një qytet i vërtetë. Megjithatë, siç ndodh shpesh me shumë filma dhe shfaqje televizive, frymëzimi shkon më shumë se kaq.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult