Nipi i Dritëro Agollit tregon se çfarë letre i ka lënë gjyshi

mërzitur testamenti poezi nga dritero agollit

Nipi i Dritëro Agollit, Emil Agolli në një intervistë për Dritare TV ku ndër të tjera ka treguar për një letër që ia ka lënë gjyshi shkrimtar.

“Letrën (e Dritëroit) e mbaj gjithmonë me vete në portofol edhe sa herë filloj kam dyshime te vetja ime filloj dhe e lexoj”- është shprehur Emili.

Më poshtë letra e plotë:

“I dashur Emil! Gjyshi të do shumë dhe besoj që do të bëhesh njeri me vlera të çuditshme. Të jap një këshillë: “Mos dëgjo budallenjtë!”

Budalla mund të jem edhe unë, as mua mos më dëgjo. Dëgjo vetëm shkollën, talentin. Edhe shkollën kundërshtoje nëse gabon. Mos ki frikë nga asgjë, si gjyshi që nuk ka frikë as nga ty, as nga Drisarta as nga Majlinda, e as nga Artani. Të puth gjyshi!”

ObserverKult


Lexo edhe:

SHTËPIA E SHKRIMTARIT DRITËRO AGOLLI SË SHPEJTI MUZE, VELIAJ: DO TË JETË PERLA E RADHËS NË TIRANË

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze.

Këtë shtëpi do të mund ta vizitojnë qytetarët e Tiranës dhe turistët.

Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult