Në bregdetin e Velipojës ka nisur dje festivali unik i skulpturave të rërës, “LAS Art Festival”.
Velipoja mirëpret për herë të parë artistë ndërkombëtarë që do të performojnë me krijimin e objekteve në rërë nga data 24, deri më datë 27 gusht.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo është hera e parë që një festivali i tillë zhvillohet në vendin tonë.
“Bregdeti i këtij qyteti, si një ndër destinacionet turistike të kësaj vere, është plazhi më i bukur ranor që përkon dhe me shpërfaqjen e magjisë së punëve që do të pasqyrohen nga 6 artistë të mirënjohur që do të kompozojnë e riprodhojnë në rërë detaje të punimeve në skulpturë”, deklaron ministrja.
Veprat e artit do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun për ditë me radhë gjatë këtij sezoni veror./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
FESTA E BIRRËS KALOI PA BUJË, MUNGOI BREGOVICI
Ka ulur siparin “Festa e Birrës” në Korçë, një event i shumëpritur dhe nga më të rëndësishmit e sezonit veror në vend. Por pa një figurë kontraverse si Goran Bregovici, qe ishte vitin e kaluar, nuk pati bujën e pritur.
Në tri skenat e përzgjedhura nga organizatorët, performuan një numër i madh artistësh vendas e të huaj. Koncertet sollën emocione dhe energji tek publiku. Festa e Birrës Korçë, kulmoi me këngëtaret Anxhela Peristeri e Aurela Gaçe. Ishte edhe këngëtari grek Konstantinos Argiros, i cili vinte për herë të parë në Shqipëri.
Sipas organizatorëve, në natën finale, në shesh gjendeshin më shumë se 5 mijë vetë.
Këtë edicion “Festa e Birrës” pati një numër të madh turistësh vendas e të huaj, i është bashkuar banorëve të Korçës, për të ndjekur nga afër 5 netët e birrës, muzikës dhe ushqimeve tradicionale korçare.
Por këtë vit kjo festë nuk bëri bujë. Si duket ishte Goran Bregovico ai i cili vitin e kaluar ia dha Festës së birrës medialitetin e pritur.