Andrea Alessi, figura madhore e arkitekturës evropiane, me origjinë nga Durrësi

Andrea Alessi, një prej figurave madhore të arkitekturës evropiane me origjinë shqiptare, është kujtuar në një aktivitet organizuar nga Shoqata e Arkitektëve kroatë në Zagreb.

Aktiviteti u shoqërua me një ekspozitë të veprave të Andrea Alessi, realizuar nga fotografi shqiptaro-kroat Luka Mjeda. Gjatë veprimtarisë foli Velimir Neidhardt, president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave kroate, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Shqipërisë, Alda Bardhyli, arkitektët Rilind Çoçaj dhe Ardijan Karlo Gashi.

Andrea Nikolle Aleksi, apo siç njihej në Kroaci, Adrija Alesi, ishte një arkitekt dhe skulptor i lindur në Durrës në 1425. Pas shpërnguljes së tij në Split (Dalmaci) ai arriti të bëhej një nga artistët më të mëdhenj të Rilindjes dalmatine.

Karakteristikë e Andrea Alesit ishte që në punimet e tij, vinte mbishkrimin ku shënohej origjina e skulptorit. Që në rini shkoi në Split të Dalmacisë dhe aty studioi pranë skulptorit Mark Troja. Është autor i statujave të lozhës së tregtarëve në Ankona të Italisë, i 1454 afreskeve të një kishe të Dalmacisë. Kryevepra e tij mbahet Pagëzimorja e Trogirit, në katedralen e Shën Lorencit.

Tre vjet më parë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sjelljen në shqip të veprës së arkitektit shqiptar me famë ndërkombëtare./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

“MALLKIMI” I FILMIT “DIRTY DANCING”, KASTI I AKTORËVE ME FUND TRAGJIK