Nis procesi për dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e monumenteve të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka votuar themelimin e komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 1998/99.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se themelimi i këtij komisioni është moment i rëndësishëm.

Sipas tij zyrtarisht niset procesi për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

“Anëtarë të komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë. Komisioni do të marr për bazë të gjitha dokumentimet që janë kryer deri sot”, tha ai, transmeton ‘epokaere’.

Tutje theksoi se do ky komision do të ketë për detyrë hartimin e inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999.

LEXO EDHE: Çeku shpreh ngushëllime për vdekjen e Shaqir Hotit: Kosova ka humbur një nga njerëzit më të urtë…