Nis puna për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit Sterjo Spasse

Në fshatin Gollomboç, në Prespë ka nisur puna për kthimin në muze të shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari shqiptar, Sterjo Spasse.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

Ky objekt kishte vite që ndodhej në një gjendje të keqe dhe thuajse po degradonte me kalimin e kohës.

Ky investim do t’i vlejë jashtëzakonisht edhe zhvillimit të zonës dhe kthimit në një atraksion turistik.  Në përfundim të këtij investimi synohet që vizitorët të kenë mundësi që të shohin edhe objekte autentike që janë përdorur dikur në këtë shtëpi dhe gjithashtu do të ketë të ekspozuara edhe shumë objekte personale të vet shkrimtarit Sterjo Spasse./ATSH