Nis sot Festivali i Roterdamit, dy filma nga Kosova do të shfaqen premierë në këtë festival prestigjioz

Dy filma të shkurtër të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës do ta kenë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam i cili nisë sot.

Bëhet fjalë për filmat “Si e Verdhë e Sëmurë” nga Norika Sefa dhe “Krahët e Punëtorëve” nga Ilir Hasanaj, pjesë e programit “Tiger Short” ku sivjet garojnë gjithsej 21 filma.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ka theksuar se pjesëmarrja e filmave nga Kosova në këtë festival është lajm shumë pozitiv për kinematografinë e vendit.

“Pjesëmarrja e filmave tanë në këtë festival është lajm shumë pozitiv për kinematografinë e Kosovës dhe dëshmon për potencialin krijues të vendit tonë e poashtu edhe angazhimin serioz të Qendrës Kinematografike të Kosovës në mbështetjen e kineastëve dhe përkushtimin për t’u dhënë hapësirë tregimeve novatore dhe eksperimentale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, festivali në Roterdam i themeluar në vitin 1972, është një ndër festivalet më prestigjioze të botës.

ObserverKult


Lexo edhe:

ASHTU EDHE SIÇ PRITEJ, KY FILM NOMINOHET NË 13 KATEGORI PËR ÇMIMET OSCAR

Oppenheimer”, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore, J Robert Oppenheimer nga regjisori Christopher Nolan, ka dominuar nominimet për çmimet Oscar, duke u nominuar në 13 kategori.

Aktori i këtij Chillian Murphy, u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë. Murphy, që portretizon rolin kryesor, fitoi nominimin e parë për Oscar, së bashku me Emily Blunt që është nominuar në kategorinë për aktoren më të mirë.

Ndërkaq, Robert Downey Jr është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin dytësor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


CIKËL POETIK NGA LEON LEKAJ: VJESHTA PA TY

Prag nisjeje

Nji tel i padukshëm
Pushtue prej nji vije zogjsh
Pret urdhnin e vjeshtës
Që t’ fitojë lirinë.

Vjeshta pa ty

Ajo vjeshtë i dogji të gjitha!
Ngjyrën e portikëve të vjetër
burgun steril të shpresës
dhe rrugët e mundimshme për tek ti.
Mbeta fillikat
mes hutimit njerëzor të zotave
dhe arratisë shpendëve
që nuk thanë qoftë edhe një fjalë të vetme
për ikjen tande.

Tash…
fle dhe zgjohem
me trokun e takave të tua në qafë
dhe shtegun e vetëm
që më çon tek sytë e tu.
e mbaj hapë
edhe këtu…
n’rrënojat e mbetuna të botës
që janë ndëshkue
mos me ndenjë kurrë afër teje.

Vjeshtë

T’lodhuna nga lufta e verës
Gjinkallat nënshkruen armëpushimin
E kanga e tyne
Asht hjekë vitrinash.

Shall i verdh’ asht rruga
Nën pemët e zhveshuna
Që shenjojnë vedin
N’ pasqyra të rrzueme gjethesh.

Dikush mbas xhamit t’errët
Përgjon shiun e radhës
Asht vendi ma i qetë
Ku msheh lotin e idhtë.

Poezitë mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult