Nisi Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest”, ja çka na pret gjatë shtatë ditëve sa zgjat

Filmdashës të shumtë janë pritur me tapet të kuq para kinemasë “Armata” në Prishtinë, ku gjatë shtatë ditëve do të shfaqen 21 filma, të cilët do të kenë premierën e tyre kosovare

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” është hapur mbrëmë me premierën e filmit kosovar “Toka brenda nesh” me regji nga Fisnik Maxville.

Drejtori i festivalit “PriFest”, Fatos Berisha, tha se tradicionalisht kategoria kryesore është “Filmi ballkanik”, ku këtë vit konkurrojnë pesë filma.

“Filmat ballkanikë janë kategoria jonë kryesore, filmat artistikë, ndërsa po e hapim me një film kosovar. Vazhdojmë me filmin nga Mali i Zi ‘Sirin’, i cili sapo pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe më pas me filmin bullgar ‘Blaga’s Lessons’, një film i jashtëzakonshëm që pati premierën e tij në Festivalin e Berlinit. Më pas vjen filmi kroat ‘Escord’ i regjisorit Nola, i cili së fundmi u nda nga jeta dhe përfundojmë me filmin nga Shqipëria ‘Një filxhan kafe’ ”, tha Berisha.

Berisha theksoi se vitin e kaluar në fokus të festivalit ishte Ukraina. Ndërsa këtë vit do të jetë shteti i Izraelit pasi këtë vit Kosova dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për bashkëprodhim filmik. Ai shtoi se në festival do të marrin pjesë një numër i madh nga kinematografia izraelite, do të shfaqen filma izraelitë dhe do të mbahen punëtori, transmeton ‘anadoly agency’.

Në festival do të shfaqen filma me metrazh të shkurtër dhe të mesëm. Po ashtu shfaqje speciale, së bashku me panel diskutime për filmat e shfaqur dhe punën e kinemasë.

“PriFest” përfundon të dielën më 17 shtator me shpalljen e fituesve. “PriFest” mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHAVIT BEQIRI: DARDANIA SACRA

Himn në shtatë distikë)

Kur terri sundonte qiellën e dheun
Ti vetëflijoheshe me Prometeun

Tempull i stolisun nga Flori e Lauri
Altar Bogdani – gral i artë nuri

Ti që lidh botën kryq e tërthor
Lind urtakë e mbretní bën hor

Si gurrë Drini, si shkrep Rugove
Si flori Trepçe, si sy shqiponje

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult