Nisi festivali “Sanremo”/ Risia e sivjetme: ndryshimi i mënyrës së votimit…

Të martën në mbrëmje në Teatrin Ariston të Sanremos ka ngritur siparin Festivali i 74-të i këngës italiane.

Nën drejtimin artistik të Amadeus, nata e parë ka sjellë performancën e 30 këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival. Marko Mengoni (Marco), fituesi i vitit të kaluar, ka qenë jo vetëm i ftuar special, por edhe bashkëprezantues i natës së parë.

Të tjerë emra që do shoqërojnë Amadeus në skenë gjatë këtyre netëve do jenë: Giorgia, Teresa Mannino, Lorella Cuccarini dhe Fiorello. Risia është fakti që në mbrëmjet e ndërmjetme, artistët që nuk do të performojnë do të dalin në skenë për të prezantuar kolegun pasardhës. E premtja do jetë e dedikuar ndaj artistëve më të mirë në vend që kanë vulosur historinë e muzikës italiane.

Një ndër vendimet më të rëndësishme të Sanremos është ndryshimi i mënyrës së votimit. Këtë vit përveç votave me mesazhe nga publiku dhe votave të jurisë në sallë, do të shtohen edhe votat online nga publiku dhe votat e një jurie të dytë radiofonike.

Ngjarja më e madhe e muzikës italine, e ndjekur historikisht edhe nga publiku shqiptar, vjen përmes valëve të RTSH 2, ndërsa nata finale do të mund të ndiqet në RTSH 1./RTSH

ObserverKult


halil matoshi:

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI: THE LIL’S POEM

Nga: Halil Matoshi

Poezia për vrasjen potenciale
nuk munet me pasë nji titull t’mirë
Po e quej thjesht Poema e Lilit

Më 21 maj 1999 nji dyzinë serbë
me uniforma blu
e menime të zeza
rrethuen sh’pinë téme

hapën dyer me shkelma kundakë
e shamje
siç nis çdogjâ në Ballkan

Bastisje e brimë
përmbysje orendish
dhe të secilës ide për njeriun
si qenie humane

Ishim të shpërqendruet
baba 84-vjeç i shihte në sy milicët
i patrazuem sikur tallej me kohët
që i ringjâlleshin

Nâna e shtangun
m’i kish ngulë sytë nemitun
si me pa dekën e djalit

Fëmijtë shikojshin armët e tyne
unë i shihja të gjithë
pak çaste para se me i masakru
me dilemën morale
që s’mujta me bâ asgjâ për ta

Grueja ajo mbante fëmijtë përdore
e herë tanë neve
si në nji valle të çmendun
në nji gropë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult