Nisi ta shkruajë në qelitë e Nishit dhe e përfundoi në Prishtinë më 2022, Bajram Kosumi flet për librin e tij “Enciklopedia imagjinare”

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka qenë i pranishëm në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit në Tiranë ku është zhvilluar një takim letrar mbi librin e tij “Enciklopedia imagjinare”.

Libri ka nisur në qelitë e Nishit dhe ka përfunduar në Prishtinë në 2022.

Në vitin 1985, Bajram Kosumi, ishte një i burgosur politik, në qytetin serb të Nishit, ku po vuante dënimin për pjesëmarrje në një protestë të studentëve shqiptarë për më shumë autonomi për Kosovën brenda Jugosllavisë.

Kosumi mësoi përmendësh idetë për atë që pothuajse katër dekada më vonë do të rezultonte të ishte një roman eksperimental prej 770 faqesh.

Më herët Bajram Kosumi ka deklaruar se, libri nisi fillimisht si një ide, jo në letër, sepse për katër vitet e para të dënimit, atij nuk iu lejua asnjë letër apo stilolaps në qelinë e tij, kështu që ai vendosi të fokusohej në fjalë dhe fraza që përfaqësonin ide që ai mund t’i zhvillonte më vonë.

Këtë libër, botuesi e ka vlerësuar me termin “postroman” dhe si një eksperiment me elemente shkencore dhe letrare.

“Enciklopedia imagjinare”, sipas vetë autorit është një zhanër i ri letrar, midis mendimit shkencor dhe anës artistike e imagjinare, që merr përsipër të shpjegojë ngjarje dhe veçanti kulturore të shqiptarëve.

Ky është romani i parë i Bajram Kosumit, megjithëse ai ka shkruar pothuajse një dyzinë librash të tjerë mbi gazetarinë, poezinë dhe përvojat e tij në burg.

Gjatë luftës midis forcave jugosllave dhe UÇK-së, Kosumi ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Paqes në Rambuje, në shkurt 1999.

Pas përfundimit të luftës, Partia Parlamentare e Kosumit u bashkua me partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.

Kosumi u bë kryeministër për një vit në 2005-2006, më pas shërbeu si deputet para se të fillonte një jetë akademike si profesor universiteti.

Vetëm atëherë ai e përfundoi projektin e librit që nisi shumë vite më parë në burg.

/ atagov.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“LETËRSIA NGA BURGU”, MONOGRAFI NGA BAJRAM KOSUMI

Ka dalë nga shtypi libri më i ri i Bajram Kosumit Letërsia nga burgu/kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.

Libri ka 350 faqe, ndahet në tetë kapituj, të cilëve ju paraprinë një parathënie dhe përmbyllen me përfundimet. Në libër trajtohen veprat letrare të shumë poetëve e të shkrimtarëve që krijuan në burgje, citohen shumë autorë kanonikë në fushë të letërsisë dhe bëhen krahasime me letërsi të ngjashme europiane e më gjerë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


“NISI NË TERRIN E BURGUT”, ISH-KRYEMINISTRI I KOSOVËS FLET PËR LIBRIN E TIJ TË RI

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, promovoi së fundi librin ‘Enciklopedia imagjinare/Postroman’. Në atë që e konsideron si librin e tij të jetës, shkrihen dijet e tij si studiues, gazetar e albanolog, si dhe ka ndër të tjera personazhe e ngjarje historike. Ai tregon pse është tërhequr nga jeta politike dhe ndalet edhe tek raporti mes dy vendeve.

Studiuesi, gazetari, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumin solli në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë botimin e tij më të fundit “Enciklopedinë imagjinare/Postroman” të botuar nga “Toena”, derisa këtë libër e konsideron si librin e jetës.

“Nuk është një roman klasik. Forma që unë kam zgjedhur është një qasje enciklopedike ndaj jetës, ku ka gjithçka ti mendon si thelbësore që të përfshihet për lexuesin”, shprehet Kosumi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult