Përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, po bëhen homazhe në nderim të aktorit tashmë të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima.
Familjarët e humoristit, janë rreshtuar para TKK-së, ku janë vendosur portreti dhe kurorat me lule në nderim të jetës artistike të të ndjerit.
Deri tashmë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë bërë homazhe, teksa të njëjtën pritet ta bëjnë pas pak edhe krerët e shtetit.
I ndjeri Rasim Thaçi – Cima, u nda nga jeta mëngjesin e së premtes, pasi nuk i mbijetoi virusit vdekjeprurës COVID-19.
Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Cima përveçse aktor i humorit, ishte i njohur edhe në fillimet e karrierës së tij të dikurshme edhe si futbollist./Telegrafi