Nisin përgatitjet për karnavalet e Korçës, këtë vit festohet ndryshe

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për karnavalet festa simbol e qytetit që ka çelur sezonin turistik veror.

Por këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit, transmeton ‘shekulli’.

Por këtë vit ndryshe nga herët e tjera ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur karnaval, me maska e kostume të larmishme plot ngjyra organizatorët kanë menduar t’i bëjnë pjesë përmes konkursit Shkrepe Karnaval ku secili mund të dërgojë foto dhe video me veshje karnaval.