Nisin përgatitjet për koncertin e veçantë të Filarmonisë së Kosovës

Kanë nisur përgatitjet për një prej koncerteve më të veçanta të këtij sezoni. Nën drejtimin e brazilianit Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra, Filarmonia e Kosovës ka nisur përgatitjet për interpretimin e një prej oratoriumeve më të popullarizuara, “Messiah” nga Handel.

Ky koncert, i cili do të mbahet në dy shfaqje më 9 dhe 10 maj 2025 në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30, i dedikohet dirigjentit të parë në Kosovë, Bahri Çela, njëherësh themeluesit të Filarmonisë së Kosovës. Koncerti do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të kësaj vepre nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve – DAM, së bashku me studentët e asaj kohe./express

ObserverKult


Lexo edhe:

20-VJETORI I KRIJIMIT/ FILARMONIA E KOSOVËS ME KONCERT NË SKENËN E TKOB NË TIRANË