Nisin punimet për renovimin e objektit të teatrit “Muharrem Qena”

Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” deri më tash ka qenë njëri nga teatrot që ka pasur kushtet më të dobëta të punës, nga të gjitha teatrot në Kosovë.

Por me punimet që kanë nisur së fundmi për renovimin e këtij objekti tashmë gjendja nuk do të jetë më e njëjtë.

Kështu ka njoftuar ministri i Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Punimet për rinovimin e Teatrit “Muharrem Qena” kanë filluar. Vazhdojmë me investime anekënd vendit për përmirësimin e kushteve të punës për artistët dhe publikun artdashës”, thuhet në njoftimin e Çekut.

Ndryshe, MKRS-ja po i vazhdon punimet me avazin e njëjtë për renovimin e objekteve me rëndësi kulturore, gjegjësisht ruajtjen dhe kushtet e mira për punë për artistët dhe publikun.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël. Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit. Kështu ka njoftuar përmes Facebook-ut MKRS-ja.

Këto objekte fetare me rëndësi kulturore e historike tashmë të përfunduara i ka vizituar nga afër së fundmi edhe i pari i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku. Në vizitë ai ishte me Kryeimamin e Kosovës, Vedat ef.Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja institucionet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


U DOGJ MUAJ MË PARË, NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT TË MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË

Në muajin gusht të këtij viti është djegur objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë. Ky muze ka pasur fatin e njëjtë sikurse shumë objekte kulturore që janë dëmtuar së fundmi në vend.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës njoftoi se tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e këtij objekti. Ndërsa ky objekt do t’i kthehet komunitetit shumë shpejt.

“Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera. Do të vazhdohet me projektin e restaurimit për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme. Kështu ka njoftuar MKRS-ja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

DJEGIA E MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË/ REAGON ETNOMUZIKOLOGU: ATA QË E SHKATËRRUAN, I MBULOFTË TURPI!

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është djegur të mërkurën mbrëma. Për këtë ka reaguar ashpër entomuzikologu, Behar Arllati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se barbarët nuk u ndalën duke e shkatërruar derisa e dogjën të tërën. Sipas tij barbarët, gjakovarët dinë veç të rrahin gjoks pa bërë gjë.

ObserverKult