Nisma e Bojken Lakos: Një shtëpi e re arti pa pagesë

Kantautori Bojken Lako, është i njohur për mbështetjen e artistëve të rinj.

Krahas energjisë krijuese dhe eksperiencës së tij artistike, ai ka menduar edhe për një hapësirë arti pa pagesë për çdo artist të ri. Duke e cilësuar si një punishte të mirëfilltë krijuese dhe promovuese.

“Kam vite që merrem me promovimin e të rinjve. Për momentin u bë një bashkim me mikun tim të vjetër, Klajd Krujën dhe ky është një emër që ka simbolikën e vet, nga një pjesë shumë pikante e mitologjisë. Më shumë domethënëse është edhe prapashtesa art factory.”

Kjo është një strehë arti për muzikantë, piktorë dhe kulturën në tërësi si një ndërveprim me publikun.

“Këta do kenë një shtëpi këtu…të pa cënuar as nga politika as nga paret. Një vend komplet i lirë, i hapur, i parënduar.”

Pandemia, sipas Lakos ka zgjuar qelizat edhe te artiste e fjetur që të krijojnë.

Një festival i cili promovoi 35 artiste të rinj dhe  një ekspozitë  me punimet e studentëve të akademisë së arteve shënojnë edhe dy aktivitetet e para të kësaj qendre arti