Nizar Qabani: Të dua ty, edhe kur dashuroj tjetërkënd…
Të dua ty, edhe kur dashuroj tjetërkënd, Pi për shëndetin tënd, kur jam me tjetër femër për darkë, më rrëshqet gjuha… dhe thërras emrin tënd kur i thërras asaj. E kap veten gjatë darkës duke qëmtuar ngjashmëritë mes vijave të duarve të tua dhe vijave të duarve të saj. Ndjej se po kthehem në klloun kur i mbaj sytë tek shalli i mëndafshtë mbi supet e saj. Ndjej se po tradhëtoj të vërtetën kur krahasoj mallin për ty me mallin për të. Çfarë e quan ti këtë? Dyzim… rënie… arrati… perversitet… çmenduri? Si të jem tek ti dhe të hiqem se jam tek ajo?