Nizar Qabbani: Du me shkrue fjalë tjera për ty…

Nizar Qabbani

Poezi nga Nizar Qabbani

Du’ me shkrue fjalë tjera për ty,
veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetër
në përputhje me masën e trupit tand
e të dashtunisë t’eme.

Due me i ikë fjalorëve të gjuhës,
e buzët me i lan’ mbrapa.

M’asht mërzitë goja eme,
tash dua nji gojë tjetër,
që herë bahet
pemë qershije, e herë kuti shkrepsash.

Nji gojë nga e cila fjalët vijnë
si nymfat prej detit,
a si zoçkat e bardha të pulës
nga kapela e magjistarit.

Në shqip: Xhabir Tabaku

ObserverKult


Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: TË DUA…POR KAM FRIKË!

Biseda jote është si një qilim persian
Sytë e tu janë dy harabela damaskienë
Që fluturojnë mes dy muresh
Dhe zemra ime, udhëton si pëllumbi
Sipër ujit të duarve të tua, ku merr një dremitje
nën hijen e bylyzykëve.

Të dua…
Por, ja, unë kam frikë të përfshihem në ty
Kam frikë të rimishërohem
Kam frikë të shkrihem në ty
Pasi, tashmë, më kanë mësu’ përvojat
t’i dredhoj dashurisë së grave
dhe valëve të detit.

Unë nuk po e diskutoj dashurinë tënde…
pasi, ajo është dita ime
e si të diskutoj diellin e ditës?
unë nuk po diskutoj dashurinë tënde
pasi, ajo, vendos në ç’ditë do të vijë dhe në ç’ditë do të ikë.
për më tepër, ajo përcakton kohën e dialogut dhe formën e tij…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU