Thënie për dashurinë, gruan dhe poezinë!
“Nëse je duke kaluar një çast të vështirë, vazhdo përpara, i keq është çasti, jo ti./Spinoza
“Të jesh me ty apo të mos jesh me ty, është matje e kohës për mua”./ Jorge Luis Borges
“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”/ Federico Garcia Lorca
“Thuhet se poeti është terapeut i madh. Në këtë kuptim puna poetike është njësoj si yshtja, domethënë sikur të bësh magji, ndryshe, të përtërish. Të shkruash një poezi do të thotë të shërosh plagën e thellë, plagosjen e rëndë. Sepse të gjithë jemi të plagosur.”/ Alehandra Pizarnik
“Derisa të ketë qoftë edhe një grua të bukur, do të ketë poezi”/ Gustavo Adolfo Bequer
“Një burrë bën atë që mundet. Një grua bën atë që një burrë nuk mund ta bëjë dot.”/ Isabel Allende
“Kur vdes, nuk e di se je duke vdekur dhe nuk vuan për atë gjë. Vuajtja është për të tjerët. E njëjta gjë ndodh edhe kur je budalla.”/ Albert Einstein
“Pasioni për burrin është një përrua, për gruan është një greminë.”/ Concepcion Arenal
/ObserverKult