Grave u është dashur përherë të mundohen dyfish…

Ju ftojmë të lexoni disa thënie që flasin për gruan dhe shpirtin e saj:

“Grave u është dashur përherë të mundohen dyfish. U është dashur gjithmonë të mbajnë dy pesha, atë private dhe atë socialeGratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë”./Rita Levi Montalcini.

Mendoj se gratë mbajnë botën dhe nuk ka patur asnjëherë një burrë të suksesshëm, që nuk ka qenë i mbështeur nga një grua./Bob Dylan

Secila grua duket e bukur kur di të jetë vetvetja. Nuk ka të bëjë me veshjet apo makijazhin, por me mënyrën se si shndrinë./Sophia Loren

Çdo grua që martohet nis krijimin e burrit aty ku Zoti e kishte lënë./Lin Yutang

Të qenët grua është tej mase joshëse. Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë./ Oriana Fallaci

Bota do të ishte e papërkryer pa praninë e gruas./Thomas D’Aquino

Një  grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë./ Eleanor Roosevelt

Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty./  Madonna

Lumturia është poezia e gruas. / Honore de Balzac

Derisa të ketë qoftë edhe një grua të bukur, do të ketë poezi./ Gustavo Adolfo Bequer

Një burrë bën atë që mundet. Një grua bën atë që një burrë nuk mund ta bëjë dot.”/ Isabel Allend

Askush s’flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella./ Hygo

Gratë, kur nuk duan, kanë gjakun e ftohtë të një avokati plak./ Honore de Balzac

Pasioni për burrin është një përrua, për gruan është një greminë./ Concepcion Arenal

Burrat e mençur e pranojnë se gratë janë arkitektet e fshehura të shoqërisë./Harriet Beecher Stowe

Një beqar është një burrë që e ka humbur shansin për të bërë të palumtur një grua./John Garland Pollard/

Gratë mbajnë gjërat e bashkuara./Doris Lessing

Kur nuk di se si të zgjidhet një situatë, pyet veten se çfarë do të bënte një grua./Ang Lee

Disa gra mbesin në kujtesën e një burri edhe thjesht duke kaluar rrugës së tij një herë të vetme./Rudyard Kipling

Gratë binden nga njeriu që arsyeton, jo nga arsyetimet e tij./Alphonse Karr

ObserverKult

Lexo edhe:

MË MIRË TË THEMI LAMTUMIRË KUR TË TAKOHEMI, QË TË JETË MË PAK E…