Dokumenti: Përse ndodhnin përmbytjet gjatë komunizmit

Një dokument i publikuar kohë më parë nga ana e Kastriot Dervishit flet për përmbytjet e vitit 1986 në Lezhë ku shqetësimi kryesor mbetej Lagja e barutit në depot e ushtrisë.

Postimi i Kastriot Dervishit

1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj- nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj.

Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.

Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja, njoftimi është për Rrethin e Lezhës.

Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ./lapsi.al

——————

Lexo edhe:

PA THONJ E DHËMBË NGA TORTURAT, KËTO ISHIN FJALTË E FUNDIT TË ZIJA LUNIKUT…

Historia e një intelektuali shqiptar, që u pushkatua nga regjimi komunist vetëm sepse ishte profesionist, idealist, i shkolluar, i kulturuar dhe i paepur. Një rrëfim i ngjeshur me detaje nga jeta dhe persekutimi i Zija Lunikut dhe familjes së tij.

Zija Luniku bënte pjesë në një familje të madhe, me dy vëllezër avokatë, Një noter dhe një tjetër student në Itali, ku ndërroi jetë në moshë të re.

Zijai ishte një nga avokatët. Ai studioi në Firence. Me të mbaruar studimet, u kthye në Shqipëri, ku u martua dhe i lindën tri vajza.

Gjatë pushtimit italian, kur ishte kuestor i Shkodrës, strehoi në shtëpi, Qemal Stafën. Sipas rrëfimit të nipit, për kujto.al, ekziston një dokument ku Zija Luniku i kthen përgjigje Ministrisë së Brendshme.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU