Është bërë në Shkodër shkrepja e parë fotografike mbas 170 vitesh në teknikën e kolodiumit të lëngshëm- teknika me të cilën Pietro Marubbi filloi rrugëtimin e fotografisë shqiptare.
Ka qenë fotografi gjerman Maximilian Zeitler që ka mbajtur një masterclass mbi realizimin e procesit të kolodiumit të lëngshëm, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Pjesëmarrësit e punëtorisë Orestia Kapidani, Majlinda Hoxha, Vigan Nimani, Ergys Vela dhe Dritan Ziu.
Punëtoria zbuloi joshjen magjepsëse të fotografisë me pllaka të kolodiumit të lëngshëm. Çdo gjë rreth procesit të ndërlikuar të veshjes së pllakave të qelqit ose metalit me kolodium dhe sensibilizimit të tyre me nitrat argjendi dhe rastin delikat të ekspozimit dhe zhvillimit të këtyre pllakave, duke prodhuar imazhe eterike, unike që zotërojnë një bukuri të pashembullt të cilësisë së mirë.
Maximilian Zeitler i lindur në Mynih në 1987, fotograf dhe specialist në mësimdhënien e proceseve historike të fotografisë.
Ai ka hap ekspozitat vetjake në Hous am Mierendorffplatz në Berlin (2017) dhe në Vazerol14 Galerie në Zvicrës (2022).
Ai gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita kolektive në Monumenta në Laipzig (2018), LiteHouse Galeri në Berlin (2019) dhe R116 Gallery në Berlin (2023). Ai është autor i PhotoKlassik (2022) dhe The Hand Magazine (2023).
Në 2019 ai u shpall dhe fitues i çmimit të parë për fotografinë e peizazhit dhe arkitekturës të realizuar në teknikën e kolodiumit modern.
Ky aktivitet u mbështet nga Goethe Zentrum Tirana./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM DOÇI: KISHA SHUMË VITE QË KISHA VDEKUR…
Poezi nga Agim Doçi
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…
.
Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
.
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult