Kisha shumë vite që kisha vdekur Erdhën plot njerëz dhe në varrim Sa fjalë të bukura që kishin gjetur I kishin shkruar mbi varrin tim… . Sa turp më vinte, sa më peshonte Rrasa e varrit me ato fjalë. Ndonëse parajsa nuk më pranonte Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë… . Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë Vetëm më iku, jeta e tërë… . Tani që s’jam, mos u frikësoni! Se larg prej jush vendin e gjeta. Rri kuvendoj me Perëndinë Ai s’paska frikë nga e vërteta!