Një gjest i Luftar Pajës, që na bën me turp të gjithëve

Nga Altin Dangëllia

Ne shqiptarët, sidomos pas viteve ’90, nuk para shquhemi për ndonjë dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

As për vlerësimin e tjetrit, kur ai ecën përpara në jetë. Përkundrazi, vetëm vjellim vrer për tjetrin.

Me kalimin e viteve, ndryshe nga koha e komunizmit, mund të kemi fituar pasuri e të mira materiale, por kemi humbur njerëzillëkun, humanizmin, dashurinë për fqinjin, të afërmin, mikun, kolegun.

Por për fat, kemi ende shembuj të gjallë, që na mësojnë se si ta vlerësojmë e duam tjetrin.

E kush mund ta bëjë këtë, veç artistëve, atyre me A të madhe, jo artistëve të rremë të ditëve të sotme.

Ja shikoni të madhin Luftar Paja, se si përulet tërë respekt e dashuri ndaj kolegeve të tij, Tinka Kurti e Margarita Xhepa e u puth duart.

Çfarë gjesti e çfarë shembulli, që na bën me turp të gjithëve e na kujton se çfarë kemi humbur.

Faleminderit Luftar, që na tregon e na bën të ndjehemi ende njerëz!

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE PO SULMOHEN KAQ SHUMË LUIZA XHUVANI DHE RAJMONDA BULKU?

Nga Altin Dangëllia

Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, janë padyshim dy nga aktoret më të mira shqiptare.

Ato konsiderohen si dy yje, të cilat shkëlqejnë ende sot e kësaj dite. Por dy aktoret e njohura kanë edhe një tjetër të përbashkët. Të dyja ato janë përfshirë në politikë.

Rajmonda Bulku u bë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013. Luiza Xhuvani po ashtu u bë deputete e Partisë Socialiste po në atë periudhë.

Por aktorja e dashur u detyrua të linte mandatin e deputetes, pas ngjarjes së tmerrshme me të birin e saj, që nën efektin e drogës vrau katër persona. Derisa Luiza u tërhoq përfundimisht nga politika, për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, Rajmonda Bulku është rikthyer sërish.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult