Një grua e dashuruar është e pashkatërrueshme!

maria e dashuruar

Ja çfarë mendon John Steinbeck për një grua të dashuruar:

“Unë besoj se një grua e fortë mund të jetë më e fortë edhe se një burrë, veçanërisht në rastin kur në zemrën e saj ka dashuri.
Them se një grua e dashuruar është e pashkatërrueshme ”.

*John Steinbeck (lindi më 27 shkurt 1902 në New York dhe vdiq më 20 dhjetor 1968) ishte romansier dhe novelist amerikan.

John Steinbeck ka pasqyruar jetën e të eksploatuarëve në kohë krize në vitet e 1930-a të shekullit XX.

Temat bazë janë jeta e njerëzve që bredhnin rrugëve, e fshatarëve, rinisë dhe grevistëve, e në vepra e tij dominon natyralizmi dhe humori.

Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1962.

Përgatiti: ObserverKult

————————

NGJARJA E DHIMBSHME: ÇKA I BËRI ALI PASHË TEPELENA GRUAS NË TË CILËN ISHTE DASHURUAR DJALI I TIJ

LUAN RAMA: TË GJITHA GRATË E DASHURUARA JANË TË BUKURA

Luan Rama: e dashuruar

“Të gjitha gratë e dashuruara janë të bukura”
më tha një ditë një plak
“Si mund të jetë ndryshe – iu përgjigja,
nga Sulamit tek e dashura më e re
gjithë dashuritë që lindin përkundin botën
e në fund si diej zhyten e përflaken në det
duke ngjizur të tjera jetë.

Dashuria tyre agimet i bën më të bukura
të kaltrën e qiellit më të thellë
të gjelbërtën e pllajave, të madhërishme,
dhe po kështu okrën e diellit mbi sy,
një sonatë diellore e zjarresh
përqafuar nga krahë shiu,
njëmijë harqe për Orfeun
dhe një violonçel nderur në fllad
si një shami nusërore që veç endet s’dihet ku,
e ëmbël kjo dashuri
për të ngrohur shpirtra të tjerë
të dhimbur, të heshtur,
harruar në zinë e vetmisë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult