Një grua e mençur dëshiron të mos jetë armiku i askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e kujtdo…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Maya Angelou:

Ju nuk mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin, por ju mund të vendosni që të mos nënshtroheni nga ato.

Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni atë. Nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni qëndrimin tuaj.

Urrejtja ka shkaktuar shumë probleme në botë dhe ende nuk ka zgjidhur asnjë.

Suksesi është të pëlqesh vetveten, të pëlqesh atë që bën dhe të pëlqesh mënyrën se si e bën.

Jeta është dhuratë, andaj për përpiqu që ta trajtosh atë me hir dhe mirësjellje.

Ne jemi aq të verbër sa duam të jemi.

Një grua e mençur dëshiron të mos jetë armiku i askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e kujtdo.

Kam besuar që njerëzit do të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit do të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do ta harrojnë se si I ke bërë të ndjehen.

Kam mësuar se sa herë që vendos diçka me zemër të hapur, zakonisht marr vendimin e duhur.

ObserverKult