Ndërron jetë një javë pasi fitoi çmimin

Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjen e suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.

Agjencia e Pilcher, Curtis Brown konfirmoi lajmin për “CNN” të martën. Duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja.

Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë. Dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 

Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19. Dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown.

Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy. Për “Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe” në shtator.

Marc Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.

Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë “Bukuroshja dhe Bisha”, “Java ime me Marilyn”, “Gruaja e padukshme” dhe “Victoria e re”.

————————————————————————————-

LEXO EDHE: Ndërron jetë në moshë të re fotografi kosovar, Meddy Huduti

Ka ndërruar jetë fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Meddy Huduti, Ikballe Berisha – Huduti, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”.

“Gëzimi i parë i nanës, biri im, Ahmedi, sonta na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do t’i kthehemi, po sot, babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me COVID dhe me shtrëngim gjoksi. Por, do të duroj, se Zoti kështu paska desh.”

“Zoti vendosi të më sprovojë edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë. S’keni nevojë për vizitë, ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me virus. Vetëm ju lutemi, bani lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim, Ahmed, inshallah Zoti e gradon në Xhennet, e shpëton nga azabet e varrit”, shkroi ajo në Facebook.