“Një komb, një gjuhë”, Ditët e Albanologjisë në Tiranë, Prishtinë e Shkup

albanologjise

Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet e saj, kanë përgatitur një program të pasur me konferenca shkencore, ekspozita, promovime e shumë aktivitete të tjera, me rastin e “Ditëve të albanologjisë”.

Edicioni i 13-të i “Ditëve të albanologjisë”, organizohet nga 21 deri më 26 nëntor 2022, në Tiranë.

Krahas tyre, janë dy aktivitete paralele që mbahen në Shkup dhe Prishtinë, respektivisht më 22 dhe 23 nëntor, në kuadër të ngjarjes kryesore “Një komb, një gjuhë” që ka në fokus gjuhën shqipe, nga Kongresi i Manastirit deri në zhvillimet e sotme.

Janë të shumtë gjuhëtarët, studiuesit interdisiplinarë që sjellin studimet dhe analizat e tyre më të fundit mbi këtë temë.

Akademia e Studimeve Albanologjike ka planifikuar gjithashtu promovime të librit të ri albanologjik dhe ceremoni mirënjohjeje për personalitete të albanologjisë./atsh

ObserverKult

Kliko edhe:

ÇELET PANAIRI I LIBRIT 2022, VELIAJ: KUSH DO USHQIM PËR SHPIRTIN, JA PANAIRI!

Në hapjen e Panairit të Librit 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë në një nga 4 ditët që do të qëndrojë i hapur te Pallati i Kongreseve.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se libri sot, në epokën digjitale dhe të mediave sociale, nuk ka dalë nga moda, por përkundrazi duhen falenderuar edhe ata që merren me botimin e tyre.

“Të promovosh sot, në epokën digjitale, në epokën e lajmeve tre sekondëshe, të Tik Tok dhe Instagramit, të story dhe reels-ve librin, është vërtet një punë e mundimshme, por edhe një punë e bukur, e cila meriton gjithë mirënjohjen tonë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult