ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Një miqësi që mund të mbarojë, nuk ka qenë kurrë e sinqertë./ Sofronio Eusebio Girolamo
Që të thuash atë çfarë dëshiron të thuash në mënyrë të kuptueshme, fol sinqerisht, e që të flasësh sinqerisht, thuaji mendimet siç të vijnë./ Leon Tolstoi
Parapëlqej njerëzit që janë të tejdukshëm si ujërat, që lejojnë të shohim papastërtitë në fund./ Friedrich Nietzsche
Njeriu është gjithmonë i sinqertë, sidomos kur gënjen./ Angelo Fiore
Na pëlqejnë edhe lëvdatat që s’na duken të sinqerta./ Luc de Clapiers de Vauvenargues
Kur e kërkon dashurinë me sinqeritet, e gjen duke të pritur./ Oscar Wilde
ObserverKult
Lexo edhe:
23 THËNIE TË URTA ANGLEZE: KUJDESU GJITHMONË QË PASQYRA NË TË CILËN SHIHESH MOS TË TË BËJË TË SKUQESH
ObserverKult ka përzgjedhur disa thënie të popullit anglez:
Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
Ajo që dimë është një pikë uji, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
Inati të plakë, e qeshura të rinon.
I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
Thëniet e tjera mund t’i lexoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult