Shtëpia e shkrimtarit Sterjo Spasse në Gollomboç të Bashkisë së Pustecit së shpejti do të kthehet në muze. Investimi është financuar nga Bashkimi Europian me vlerë 200 mijë euro në kuadër të projekteve ndërkufitare.
Drejtori i trashëgimisë kulturore ne qarkun e Korçës Gjergji Koki shprehet se muzealizimi i shtëpisë së Sterjo Spasses do të jetë një vlerë e shtuar për fshatin Gollomboç, por edhe për të gjithë bashkinë e Pustecit.
Koki tregon se objekti ku dikur ka banuar shkrimtari Sterjo Spasse sot është në një gjendje të degraduar.
Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej dy vjetësh. Me përfundimin e rikonstruksionit shtëpia e shkrimtarit do të pajiset edhe me objekte të cilat janë përdorur prej tij apo edhe me dorëshkrime dhe dokumenta.