Një nga duetet më të mira shqiptare/ Luan Zhegu & Liljana Kondakçi: Pranë detit (teksti dhe kënga)

Pavarësisht sukseseve të shumta të tjera të saja, duetet e Liljana Kondakçiut me këngëtarin Luan Zhegu, mbeten ndër interpretimet dhe këngët më të spikatura të skenës muzikore shqiptare.

Që nga edicioni i 6-të, pothuajse pa munguar në asnjë nga edicionet e tjera të Festivalit të RTSH-ës, Liljana ka punuar edhe si redaktore muzikore në RTSH.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Pranë detit” të kënduar nga Liljana Kondakçi në duet me Luan Zhegun:

Kur dielli i artë plot ngrohtësi
mbi tokë me lule nis gjelbërimi
Deti më fton plot kaltërsi
në breg sjell flladin buçet gëzimi.

Sa bukur deti i kaltër
mbushur këngë dhe dallgë plot
Unë ndjej aty vajzë e dashur
melodinë edhe ritmin tonë

Dhe njerëzit tok mblidhen atje
qeshin e lozin me njëri-tjetrin
Dhe dashuri lindin tek ne
për jetën, njerëzit edhe për detin

Sa bukur deti i kaltër
mbushur këngë dhe dallgë plot
Unë ndjej aty vajzë e dashur
melodinë edhe ritmin tonë.

Liliana Kondakçi

Çdo vit ajo është shpërblyer me çmime në Festivalet e Interpretuesve. Kujtojmë edhe Festivalet e Pranverës me këngët: “Erdhën dallandyshet”, “Pranvera e jetës sonë”, “Mall”, “E shtrejta toka ime”.

Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranverë”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj. Liliana ka interpretuar edhe në dy filma shqiptarë.

Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona. Nga ky film kanë dalë edhe dy hite tjera të Liljanës si: “Udhëtim në pranverë” në duet me Avni Mulën dhe kënga tjetër “Jam nga e gjithë Shqipëria”.

Përgatiti T.K: ObserverKult

Lexo edhe:

LILIANA KONDAKÇI: DO TË VIJ… DO TË GJEJ (TEKSTI DHE KËNGA)